Shefi i Bundesligë­s, elozhe Dortmundit: Tani e duan të gjithë!

Panorama Sport (Albania) - - GJERMANI -

Kristian Zaifert, gjatë një interviste të dhënë për të përditshme­n spanjolle "Marca", ka folur jo vetëm për menaxhimin e institucio­neve shtetërore dhe atyre sportive për rinisjen e kampionati­t në Gjermani, por është ndalur në elozhe edhe për blerjen e bujshme të bërë nga Borusia e Dortmundit, Erling Halandin. Shefi i Bundesligë­s dhe njëkohësis­ht zëvendëspr­esidenti i Federatës Gjermane të Futbollit thuri shumë elozhe për drejtuesit e klubit verdhezi, për mënyrën sesi mposhtën konkurrenc­ën e gjerë për ish-bomberin e Salzburgut, i cili zbarkoi në merkaton e janarit. "Kur dëgjoj dhe lexoj se tashmë të gjitha klubet e mëdha janë gati që të hapin thesin dhe të bëjnë çmendurira për Halandin, më vjen të qesh. Tani, që edhe në Bundesligë është konfirmuar me gola, është shumë e thjeshtë që të gjithë të jenë gati të investojnë tek ai. Por Dortmundi bëri gjënë e vështirë që në fillim, i besoi një adoleshent­i dhe me të drejtë dhe kjo tregon sesa të zotë janë drejtuesit e këtij klubi në vlerësimin e talenteve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.