Perez, vizitë surprizë Realit në stërvitje

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Florentino Perez ka qenë dje në qendrën stërvitore “Valdebebas” për të takuar nga afër lojtarët e tij pas afro 1 muaji. Numri një i ekipit madrilen ishte i pajisur me maskë dhe ruajti distancën fizike me lojtarët, të cilët e përshëndet­ën presidenti­n e tyre nga larg. Perez u shprehu mbështetje­n maksimale dhe mirënjohje­n për ndihmën që ata i bënë skuadrës kur hoqën dorë nga një sasi e madhe e rrogës së tyre. Perez u ka bërë me dije se të gjithë bashkë do t’ia dalin dhe tani është koha që të dhurojnë emocione dhe momente të bukura për tifozët e tyre, të cilët po presin me padurim t’i shohin në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.