Panorama Sport (Albania)

Iturralde shpërthen “bombën”: Arbitrat bëjnë tifo për Realin

“10% janë me Barçën, por në fushë tregohen profesioni­stë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Arbitrat janë gjith monë në qendër të vëmendjes dhe akuzohen se gjatë ndeshjeve mbajnë anën e njërës apo të një skuadre tjetër. Ndodh gjithmonë që të paragjykoh­en si tifozë, por sa e vërtetë është diçka e tillë. Situatën e ka shpjeguar ish-arbitri i njohur spanjoll, Iturralde Gonzales, i cili thotë se në La Liga 90% e arbitrave janë tifozë me Realin dhe pjesa e mbetur me Barcelonën. Diçka e tillë ka shkaktuar debat dhe shumë polemika. Gonzales ka treguar se arbitrat janë njerëz si gjithë të tjerët dhe sigurisht që kanë një skuadër të preferuar. “Arbitrat e futbollit spanjoll nuk jetojnë në Mars. Jemi njerëz dhe kemi vendosur të arbitrojmë sepse na pëlqen futbolli. Nëse na pëlqen futbolli, atëherë domosdoshm­ërisht do të na pëlqejë edhe një skuadër. Unë kam pasur fatin të lind në Bilbao dhe aty njerëzit janë me Atletikon e Bilbaos. Pa asnjë dyshim, pjesa tjetër e Spanjës janë me Realin e Madridit ose me Barcelonën, sepse ato janë dy ekipet më të mëdha dhe më fituese në Spanjë. Kjo është e vërteta dhe nuk duhet të mohojmë. Shumica e arbitrave janë me Realin e Madridit”, ka thënë Iturralde. Mirëpo, ai sqaroi se të simpatizos­h një skuadër nuk do të thotë të mos jesh profesioni­st. “Arbitrat janë të gjithë profesioni­stë, pavarësish­t preferenca­ve të tyre për ekipet. Kur një arbitër arbitron Realin, është i drejtë dhe profesioni­st, pavarësish­t se e simpatizon këtë ekip”, ka përfunduar ish-arbitri i njohur.

NËN AKUZË - Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë deklarata për arbitrat dhe situata ku ata kanë qenë protagonis­të. Mark Klatenburg ka qenë ai që ka dhënë disa intervista dhe ka pranuar se goli i Ramosit ishte pozicion jashtë loje në finalen kundër Atletikos së Madridit, por edhe Marçelo Lipi tha me bindje se goli që Mijatoviç shënoi kundër Juventusit në finalen e Champions-it ishte në pozicion jashtë loje. Dy shembuj konkretë që arbitrat kanë favorizuar Realin, por ndryshe nga ideja e Iturraldes, bëhet fjalë për arbitra që nuk janë spanjollë dhe kanë gabuar në Ligën e Kampioneve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania