Panorama Sport (Albania)

Zidan në “ajër”, qëndron te Reali vetëm po fitoi trofe

-

Zinedin Zidan është rikthyer më i uritur se kurrë dhe me të njëjtat ambicie që kishte përpara se kampionati të ndalej. Trajneri i Realit të Madridit e ka të ngulitur në mendje idenë se skuadra e tij nuk është në një periudhë tranzicion­i dhe i duhet patjetër që të fitojë një trofe si Liga e Kampioneve apo La Liga, në mënyrë që të mos konsideroh­et një vit i dështuar. Zidan ende nuk ka mbajtur diskutim me të gjithë grupin e lojtarëve të tij (me video po), por mesazhi që po u jep lojtarëve në këto stërvitje të para është rikthimi me 100% motivim për të fituar titujt që janë në lojë. Ai është i bindur se përgatitja fizike do të jetë e rëndësishm­e dhe në dispozicio­nin e tij ka një grup lojtarësh, të cilët do të japin kontributi­n e tyre për të arritur sukseset. Te Reali e dinë të gjithë sa e rëndësishm­e është një kupë në këtë sezon, për t’u dhënë emocione dhe kënaqësi tifozëve që do ta shohin nga ekrani.

NË PROVË - Zidan e di edhe vetë që gjatë kësaj kohe është në provë dhe në Madrid do të vazhdojë gjithmonë. Fakti që sezoni që ka bërë deri tani është i mirë, askush nuk ia garanton vazhdimësi­në. Kampi “galaktik” është gjithmonë i uritur me trofe dhe fundi i sezonit do të përcaktojë më qartë fatin e Zidanit. Nëse do të triumfojë, do t’i japë vetes një tjetër shans për të qëndruar në krye të Realit. Gazeta “AS” ka thënë kohë më parë se “COVID-19” e konfirmoi Zizunë në stol edhe për vitin e ardhshëm, por nëse dështon, atëherë rrezikon shkarkimin. Florentino Perez dhe Zizu kanë pasur përplasje edhe për merkaton dhe Pol Pogba është ai që mund të çojë në një divorc përfundimt­ar palët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania