Panorama Sport (Albania)

Miralem Pjaniç refuzon PSG-në, mendon vetëm për Barçën

-

Miralem Pjaniç do të shkojë te Barcelona dhe vetëm te Barcelona. Lajmi i raportuar nga “Mundo Deportivo” mund të interpreto­het si një dëshirë e madhe e kësaj gazete katalanase, ose si një fakt që e dinë vetëm ata duke qenë pranë ambientit të skuadrës. Mesfushori boshnjak do të largohet nga Juventusi vetëm për të luajtur dhe për të fituar përkrah Lionel Mesit. Nuk do ta bëjë këtë gjë për asnjë ekip tjetër në botë. Duhet theksuar se marrëveshj­a mes dy klubeve nuk është afër, por lojtari po e shtyn Juventusin që të pranojë Barcelonën sepse dëshira e tij për të luajtur në “Camp Nou” është e madhe.

REFUZON PSG-NË- Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, mendon se Pjaniç është lojtari i duhur për të marrë nën kontroll frenat e mesfushës së francezëve, por është duke marrë refuzime të njëpasnjës­hme nga lojtari i Juventusit. Nuk e bën për arsye ekonomike, por për arsye sportive. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Mançester Junajtidin. Solskjaer e pëlqen shumë mesfushori­n e Juves, por

ai e braktis “Zonjën” vetëm për një aventurë në Spanjë me Barcelonën. Çelsi gjithashtu e kërkon, por përgjigjja ka qenë negative. Pjaniç mendon se Barcelona është skuadra që i përshtatet më mirë me stilin e tij dhe ka bindjen se katalanasi­t do të nisin një projekt fitues. Nga ana tjetër Barcelona mendon se një lojtar si Pjaniç, që sapo ka mbushur 30 vjeç mund të ndihmojë në rritjen e talenteve si Pedri apo Trinçao. Tani mbetet për t’u parë vetëm mënyra si Barcelona dhe Juventusi do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe cilët lojtarë do të përfshihen në bisedime. Me siguri, Rakitiç nuk do të jetë sepse as Juventusi dhe as Interi nuk e preferojnë kroatin. E vetmja gjë e sigurt sipas gazetës “Mundo Deportivo” është që Pjaniç do të luajë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Rrezikun e stolit ai e ka marrë parasysh sepse Barcelona ka shumë lojtarë të rëndësishë­m në mesfushë, por ndoshta ka patur garancinë e drejtuesve se do të jetë një lojtar kyç në skemat e trajnerit Setien, i cili gjithashtu e vlerëson maksimalis­ht Pjaniçin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania