“Mëkat që me Mesin nuk fituam më shumë Champions te Barça”

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Andres Iniesta nuk e shpjegon dot faktin që Barcelona nuk ka fituar më shumë Champions duke patur në skuadër Lionel Mesin. Në një prononcim për gazetën “Ole”, ish-kapiteni i katalanasv­e flet edhe për kombëtaren e Argjentinë­s. “Ndeshja mes Argjentinë­s dhe Gjermanisë në finalet e Botërorit u vendos nga detajet. Gjërat e vogla vendosin se cila skuadër e fiton ndeshjen. Nëse këto dy kombëtare do të luajnë një tjetër ndeshje, ndoshta përfundon ndryshe. Duke patur Leon në skuadër, mendoj se kemi humbur shumë mundësi për të fituar disa Champions. Meritonim më shumë, por i tillë është futbolli. Rivalët luajnë dhe ata kanë shanset e tyre”, tha ish-kapiteni. Ai theksoi se Leo Mesi është nga më të mirët në botë. “Është i aftë të luajë në çdo pozicion, është bomberi më i mirë, anësori më i mirë dhe sulmuesi më i mirë në botë. Nuk ekziston një ndeshje që ai të jetë dobët. E kam të vështirë ta gjej”, përfundoi Iniesta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.