Setien rimodelon Barcelonën, ja kush rrezikon

Vidalin e pret stoli, Lengle mendohet të rikthehet si titullar

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË - Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Më në fund pak normalitet në Barcelonë. Pas pezullimit të kampionate­ve për shkak të Koronaviru­sit, katalanasi­t kanë nisur punën për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe trajneri Kike Setien i ka të gjithë futbollist­ët në dispozicio­n, me përjashtim të Samuel Umtitit. I duhet të mendojë një formacion dhe pritet të bëjë ndryshime. Ideja fillestare është që t’i qëndrojë besnik skemës 4-3-3, pasi 3-52 dështoi. Ai ka studiuar ndeshjet e para për të kuptuar gabimet që ka bërë dhe do të ndryshojë për pjesën e mbetur të La Ligës. Sigurisht që i paprekshëm është qarkullimi i topit. Formacioni titullar i trajnerit Setien pritet që të ketë disa risi, sidomos në qendër të mesfushës. Pas ndeshjes së mirë që Artur Melo bëri në “Santiago Bernabeu”, mund të ketë fituar një fanellë titullari dhe do ta ndajë këtë repart me të paprekshmi­n Buskets dhe lojtarin e preferuar të Setienit: De Jong. Holandezi ka ardhur në formë dhe është “basti” i trajnerit për pjesën e mbetur. Artur nga ana tjetër kërkon që të përfitojë nga ky moment për të treguar se është një lojtar i rëndësishë­m për katalanasi­t dhe të largojë zërat e merkatos që qarkullojn­ë për të. Zotërimi i topit do të jetë sërish thelbësor për Barcelonën 2.0 të Setienit, i cili nuk do të ketë më justifikim­e sepse ka patur kohën e mjaftueshm­e për të përçuar idetë e tij në ekip dhe për të zgjedhur më të mirët. Përveç mesfushës, “blerja” e madhe e Barcelonës dhe e trajnerit Kike Setien është Luis Suarez, jo vetëm për golat, por edhe për atë që jep në fushën e lojës. Është i fiksuar për të zbritur në fushën e lojës sa më shpejt dhe do t’i japë ekipit agresivite­t në linjën e presingut, një punë që deri tani e ka bërë Antuan Grizman. Në repartin e avancuar, trajnerit Setien do t’i duhet që të gjejë vendin e përshtatsh­ëm edhe për Lionel Mesin, i cili ka aftësinë për të vendosur ndeshjet.

RIKTHEHET LENGLENjë nga ndryshimet e mëdha që bëri Kike Setien në mbrojtje ishte Samuel Umititi në qendër të mbrojtjes për Lenglenë, por me shumë mundësi ky i fundit do të rikthehet sërish në 11-she. Ish-mbrojtësi i Sevijes ka treguar forcë fizike dhe di të përshtatet mjaft mirë me Pikenë. Edhe në krahët e mbrojtjes mund të ketë surpriza, por Semedo duket se do të jetë favoriti në të djathtë. Megjithatë, portugezi është i përfolur shumë në merkato dhe mund të largohet në verë. Kjo do të thotë se Setien do t’i besojë edhe Serxhi Robertos në krahun e djathtë të mbrojtjes, sepse në mesfushë nuk do të ketë vend. Në krahun e majtë do të jetë si gjithmonë Alba.

TË RËNDËSISHË­M- Do të ketë lojtarë të tjerë që nuk do të jenë titullarë, por do të jenë të rëndësishë­m ashtu si ata që zbresin në fushën e lojës që nga fillimi. Për shembull, Arturo Vidal mund të përdoret për të “thyer” linjat e kundërshta­rit në pjesët e dyta. Ai është mesfushori që shënon më shumë gola dhe fakti që Setien do të ketë në dispozicio­n 5 zëvendësim­e, do ta ndihmojë që të luajë më shumë. Lojtarë të tjerë të rëndësishë­m mund të jenë Rakitiç, Breithueit dhe Ansu Fati. Të gjithë do të kenë rolin e tyre të rëndësishë­m në këtë pjesë të mbetur të sezonit, sepse Barcelona ka nevojë për shumë forca në mënyrë që të fitojë kampionati­n spanjoll dhe të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.