Panorama Sport (Albania)

Surprizon De Jong: S’jemi ende gati

-

Frenki De Jong thotë se ende nuk është gati për të luajtur një ndeshje, por pas disa javësh situata do të ndryshojë. Mesfushori holandez i Barcelonës ka folur për periudhën e izolimit dhe për stërvitjet e para në grup të skuadrës. De Jong thotë se futbolli pa tifozët nuk është i njëjtë, por janë të detyruar ta përfundojn­ë këtë sezon.

RIKTHIMI- “Nuk e shihnim njëri-tjetrin prej 2-3 muajsh dhe kjo është kohë e gjatë. Normalisht, kur ka pushime apo ndalesa të tilla, rikthimi është gjithmonë i mirë. Tani jemi duke folur për atë që kemi bërë dhe rikthimi ishte i bukur. Më mungonin shumë stërvitjet, shokët dhe futboll i luajtur. Stërvitja individual­e ishte pozitive për të gjithë sepse fituam pak nga pak intensivit­etin dhe të shihnim si ishim fizikisht përpara se të nisnim normalisht. Të gjithë lojtarët ishin mirë dhe jemi të kënaqur”.

FORMA- “Jam mirë dhe ndihem mirë. Kam bërë disa stërvitje gjatë izolimit në Holandë në mënyrë që të isha në formë. Të prekësh tapetin është diçka pozitive. Ndoshta për të luajtur nuk jam ende gati, sepse më duhen edhe disa javë stërvitje. Kemi punuar invididual­isht dhe kjo nuk na ka ndihmuar shumë për futbollin, por thjesht për të mbajtur trupin në formë. Mendoj se për disa javë do të jemi gati”.

GJERMANIA- “Pashë ndeshjen Dortmund-Shalke. Isha i kënaqur që pashë futboll nga televizori dhe duket që pa tifozë është ndryshe. Ata krijojnë një atmosferë speciale dhe është për të mirën e lojtarëve. Por tani do të duhet të luajmë pa tifozë. Shpresojmë që të jetë vetëm për këtë pjesë të mbetur të sezonit, sepse ndeshjet nuk kanë kuptim pa tifozët”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania