“Bejl duhet të largohet nga Reali, Haland më kujton... Fenomenin”

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Braziliani Rivaldo mendon se aventura e Bejlit në Madrid ka përfunduar dhe duhet të pranojë të transferoh­et te Njukasëlli. “Mendoj se aventura e Bejlit në Madrid është drejt fundit. Nëse do të isha në vendin e tij, unë do të largohesha dhe do të provoja një tjetër mundësi. Premier Liga do të ishte diçka pozitive dhe nëse oferta ka qenë konkrete nga Njukasëlli, nuk shoh arsye pse të mos shkojë”, ka thënë Rivaldo. Ai gjithashtu komentoi ecurinë e Halandit, duke e krahasuar me Fenomenin Ronando. “Mund të duket krahasim i ekzagjerua­r, por Haland në disa lëvizje më duket si Fenomeni. Nëse vazhdon me këto ritme, ka shanse të mira që të bëhet një nga më të mirët në botë. Është ende i ri dhe ka mundësi që të përmirësoh­et. E kam parë në ndeshjet me Dortmundin dhe u përshtat mjaft mirë në kampionati­n gjerman. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të në fundin e sezonit, nëse do të qëndrojë apo do të largohet”, përfundoi Rivaldo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.