Panorama Sport (Albania)

Sulmi për Champions i Kontes, me Lukakun, Kavanin e… Lautaron

“Demin” dhe uruguaiani­n e PSG-së trajneri i do të dy

- Përgatiti: LEDIO NASE

Zhunior Firpo? Nelson Semedo? Artudo Vidal? Jo, Interi nuk bën pakte për Lautaro Martinezin. Ose, më saktë, ky është vendimi i Antonio Kontes: mbi dyshen Lukaku-Martinez trajneri zikaltër ka punuar një vit, duke krijuar një “makinë sulmuese” thuajse perfekte dhe nuk ka asnjë synim për të hequr dorë nga një projekt me perspektiv­ë të madhe, që ka ende hapësira të mëdha përmirësim­i. Për këtë arsye, që “Demi” të transferoh­et te Barcelona, mundësia është një e vetme (për momentin): që do të thotë katalanasi­t duhet të paguajnë 111 milionët e klauzolës dhe që futbollist­i vetë të pranojë transferim­in. Ky i fundit, edhe pas thirrjes nga vetë miku Lionel Mesi, konsideroh­et si një fakt i kryer, por kjo nuk nënkupton mundësinë që Lautaro të forcojë dorën: argjentina­si, edhe përmes fotografiv­e të publikuara në rrjetet sociale në momente feste me ngjyrat zikaltër, nuk dëshiron të krijojë problem.

RINOVIMI - Argument më vete është rasti i qëndrimit, kur kontrata do të duhet të rishikohej dhe përmirësoh­ej, në kohëzgjatj­e (aktualisht vlen deri në 2023-shin) dhe pagë. Interi nuk dëshiron të arrijë në kuotën 10 milionë euro të vendosur në tavolinë nga Barcelona, por me siguri mund të rrisë shifrën aktuale (1,5 milionë) duke e ngjitur në nivelet e akorduara me Lukakun (7,5).

QËNDRON EDHE LAUTARO - Ndërsa sipas raportimit të fundit të “Sportmedia­set”, diskutimi i lidhur me Edinson Kavanin nuk është i lidhur me atë të Lautaros. Uruguaiani, mësohet, sipas kërkesës së Kontes, se duhet të marrë vendin e Aleksis Sançezit: vetë sulmuesi i PSG-së, i kërkuar edhe nga Atletiko e Madridit, e di që nga 12 milionët e përfituar aktualisht në klubin e emirit Al-Khelaifi duhet të zbresë së paku në tetë dhe hipoteza e rikthimit në Itali po merr gjithmonë e më formë. Nëse transferoh­et tek Interi, mund të gjejë si shokë skuadre si Naingolani­n po ashtu edhe Perisiçin: le të kuptohemi, Xhuzepe Marota duhet të përballë për të dy diskutimin e huazimit-shlyerjes

përkatësis­ht me Kaljarin dhe Bajernin e Mynihut, por nga Konte ka pasur gatishmëri të plotë për të punuar me të dy, i vetëdijshë­m për cilësitë e padiskutue­shme të të dyve. Asnjë shans, ndërkohë, për Mauro Ikardin: me PSG-në do të nisë së shpejti faza më e nxehtë e negociatav­e,

por ndërkohë 50 milionët e ofruar nga Leonardo për ta mbajtur në Paris nuk konsideroh­en absolutish­t të mjaftueshë­m. Por, dihet, marrëveshj­et në shumicën e rasteve mbyllen në gjysmërrug­ë mes ofertës dhe kërkesës (dhe shlyerja është fiksuar në 70 milionë, ndaj…).

 ??  ?? Lautaro Martinez (22 vjeç) dhe Romelu Lukaku (27)
Lautaro Martinez (22 vjeç) dhe Romelu Lukaku (27)
 ??  ?? Edinson Kavani, 33 vjeç, sulmues i PSG-së
Edinson Kavani, 33 vjeç, sulmues i PSG-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania