Panorama Sport (Albania)

Branka: “Tripleta” fitore inati, donim Mesin në 2008-ën

- Prej sa kohësh? E kërkoi Zhoze?

Festa për 10 vitet e “Tripletës” së Interit është shtyrë për shkak të pandemisë së “COVID19”. Megjithatë, Marko Branka, përgjegjës i zonës teknike i klubit në atë periudhë, i intervistu­ar nga mediat italiane, ka premtuar se do të ketë kohë dhe mënyrë për të rikuperuar.

Branka, vigjiljen e finales së Champions-it të fituar 2-0 kundër Bajernit e kujtoni?

Në mënyrë perfekte, mbizotëron­te një atmosferë sigurie, mjafton të mendosh serinë nga e cila vinim: eliminimin e Barcelonës në gjysmëfina­le, fitoren e Kupës së Italisë në Romë me Romën dhe atë të titullit në Sienë.

Duke u ndalur te Barcelona, katalanasv­e verën paraardhës­e u kishit shitur Ibrën, në atë moment një nga më të fortët në botë. Si lindi një vendim i tillë?

Tek Interi duhet të qëndrosh kur je 100% i lumtur dhe Zlatan kishte ardhur te ne për të na thënë që nuk kishte qetësinë e duhur. Në ato momente aspirata e tij ishte të provonte një futboll ndryshe dhe Barcelona, ajo Barcelonë, ishte një thirrje e fortë për të. Marrëveshj­a u arrit shpejt sepse prej kohësh ndiqnim Etonë.

Prej dy vitesh kishim kontakte me menaxherin e tij. Në fund shitëm Zlatanin për Barcelonën plus 50 milionë. Për fat të keq, Ibra te Barça u gjet keq me Guardiolën.

Morati ishte përpjekur të merrte Mesin, një numër 10 ëndrrash si dhuratë për tifozët në 100-vjetorin e klubit, në 2008-ën...

Është e vërtetë, por Leo nuk dëshiroi të largohej sepse i ishte shumë mirënjohës një klubi që e kishte afruar të vogël dhe e kishte ndihmuar të kalonte problemet e tij shëndetëso­re.

Vitin e “Tripletës” numrin 10 e veshi Shnajder...

Po, por që nuk ishte një goditje e minutës së fundit: e ndiqja tashmë prej tetë muajsh, më pas me Ernesto Bronxetin dhe Pepino Tirrin zhbllokuam negociatën në tri ditët e fundit. Dhe e kujtoni vetë si shkoi…

Jo, nuk na kishte dorëzuar asnjë listë, por na kërkoi të merrnim Rikardo Karvajon dhe Dekon, me të cilët kishte fituar Kupën UEFA dhe Championsi­n te Porto.

Kush është vërtet Murinjo?

Kur ka përreth njerëz me të njëjtin motivim, është i aftë të arrijë rezultate të pamenduara. Bëni një analizë teknike dhe karakteri të lojtarëve me të cilët fituam “Tripltën”: Milito, Tiago Mota, Lusio, Shnajder, Eto’o, Pandev: futbollist­ë që ishin larguar si skarcime nga klubet e mëparshme dhe që kishin brenda tyre “inatin” e duhur për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania