Aguero larg Sitit, ide zikaltër nëse ikën Martinezi

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

E ardhmja e Lautaro Martinezit është në dyshim, ndaj Interi po shikon përreth. Një shitje e mundshme e “Demit” do të detyronte zikaltrit të bënin një revolucion në sulm, me së paku dy goditje të sigurta plus një të tretë në rast se konfirmohe­t edhe largimi në huazim i Espozitos. Deri tani po ndiqet pista “Kavani”, i cili nuk mendohet se do të jetë zëvendësue­si i Martinezit ashtu siç ishte thënë në një moment të parë, por një afrim që do t’i marrë vendin Aleksis Sançezit: uruguaiani është rikthyer sërish aktualitet në ambientet interiste pas tentativav­e të verës së kaluar, përpara se “Matador” të vendoste të qëndronte në Paris. Megjithatë, sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po ndjekin edhe një tjetër profil, një emër që përbën disi surprizë: Serxho Aguero. Argjentina­si ka kontratën në skadencë deri në vitin 2021 me Mançester Sitin, nuk është më i lumtur te “Qytetarët” (edhe në sajë të përjashtim­it nga kupat europiane për dy sezonet e ardhshme, në pritje të KAS-it) dhe tani po studion vërtet pistat për të ardhmen. Aguero i pëlqen prej kohësh Interit dhe tani klubi i Stiven Zhang po e konsideron me interes të madh. Për nga karakteris­tikat, në fakt, do të ishte pasuesi ideal i Lautaros. Ja përse edhe emri i tij duhet mbajtur në konsiderat­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.