Lukaku sulmon Vijash-Boashin: Më trajtoi keq, nuk e fal kurrë

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Kanë kaluar tetë vite nga suksesi i Ligës së Kampioneve të Çelsit, skuadra ku në atë periudhë militonte Romelu Lukaku. Belgu megjithatë nuk ishte në listën e UEFA-s dhe nuk ka luajtur asnjëherë, për vendim të Vijash-Boashit, trajneri që atë sezon u zëvendësua nga Roberto Di Mateo. “Di Mateo më tha që do të kisha qëndruar në grup deri pas finales”, është shprehur sulmuesi i Interit për mediat belge. “Por, trofeun nuk e preka as me njërin gisht, sepse nuk e kisha fituar unë. Arsyetoj kështu që kur isha 11 vjeç: nëse nuk kam ndihmuar, nuk është trofeu im”. Lukaku kujton edhe periudhën e kaluar me Vijash-Boash, në mënyrë negative: “Stërvitesh­a dhe nuk shpjegonte se ku dëshironte të luaja: një herë majtas, pastaj djathtas; kështu nuk rritesh. Nuk mund të më trajtonte në atë mënyrë, nuk do të arrij ta fal kurrë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.