Nuk përfaqëson interes kulturor, “asist” për impiantin e ri

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Një asist për stadiumin e Interit dhe Milanit. Ose më mirë akoma, një pengesë më pak për dy klubet në garën për ndërtimin e impiantit të ri në zonën e “San Siros”. Komisioni rajonal për trashëgimi­në kulturore të Lombardisë ka deklaruar në fakt zyrtarisht që stadiumi “nuk përfaqëson një interes kulturor”, siç është shprehur përmes një komunikate presidentj­a e komisionit, Françeska Furst. Në linja ekonomike: nga “San Siro” i vjetër ka mbetur shumë pak. Stadiumi që të gjithë njohim sot nuk mund t’i nënshtrohe­t asnjë limitimi, sepse ndërhyrjet thelbësore janë bërë në një epokë më të re se limiti i 70 viteve i përcaktuar nga art. 10, 12, 13. Fillimisht ishte menduar se impianti i vjetër do të prishej, më pas me kërkesë të kryebashki­akut Xhuzepe Sala u vendos ndërtimi i stadiumit të ri gjithmonë duke ruajtur një pjesë të strukturës aktuale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.