Negativë edhe tamponët e tretë, Konte në fushë me gjithë grupin

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Antonio Konte do ta sintetizon­te kështu: “Jemi rikthyer të arsyetojmë si ‘ne’ dhe jo ‘unë’”. Edhe pse në të vërtetë nuk ishte faji i askujt, në mos i “COVID-19”. Nga mëngjesi i djeshëm Interi ka nisur të stërvitet me grupin e plotë në “Appiano Gentile”, pa asnjë limitim, me Konten në qendër të fushës duke drejtuar punën, sikur të ishte dita e parë e grumbullim­it veror. Të gjithë në gatishmëri, asnjë përjashtim. Dhe pas shumë përgatitje­sh atletike, fillimisht në shtëpi e më pas përmes seancave individual­e, më në fund edhe topi ka gjetur një vend në fushën e qendrës stërvitore zikaltër. Gjithmonë mëngjesin e djeshëm Interi ka marrë edhe rezultatet e xhiros së tretë të tamponëve, të kryera të mërkurën: sërish të gjithë negativë. Tani programi do të vazhdojë me ritme gjithmonë e më të larta. Nga momenti kur në “Appiano” është rikthyer i gjithë grupi, trajneri ka lejuar vetëm një ditë pushimi, të dielën e kaluar. E njëjta gjë do të vlejë për këtë javë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.