Panorama Sport (Albania)

Morati: Mou bëri “krim” kur iku, kurrë tifoz i Juventusit

- PËRPARA DHE PAS 2010-ËS

Në “Tripletën” e famshme, ndoshta Masimo Morati ka meritat më të mëdha. Sepse, vërtet ishin ata kampionë që udhëhoqën Interin drejt lavdisë dhe atij objektivi që akoma sot, një dekadë pas suksesit zikaltër, mbetet “mollë e ndaluar” për klubet e tjera italiane. Prandaj, në përvjetori­n e saj feste kujtimet e ish-presidenti­t nuk mungojnë. “Shpresoj që të mbetet në memorie si një skuadër që ka përcjellë gëzime”, ka treguar në një intervistë për mediat italiane. “Gëzimi është pjesa më e bukur që mund të mbetet nga një kujtim. Si pasojë e fitoreve, por edhe e shumë emocioneve në atë periudhë”. Janë fjalët e para të Moratit, që përcakton si pikënisje të atij triumfi zgjedhjen e Murinjos: “Ishte vendimtar dhe na bëri të mendojmë që ishte e mundur të arrihej diçka e atij niveli. 22 majin 2010 e kujtoj si një ditë feste, edhe përpara ndeshjes. Ishim të lumtur që do të luanim finale. Kupa e Italisë dhe titulli na kishin dhuruar besim, më pas Mou, që e njihte kundërshta­rin, na dha siguri. Pas Barcelonës dhe asaj vuajtjeje të frikshme, prisnim çmimin: në jetë jo gjithmonë vjen, por herët a vonë po…”. I vetmi moment hidhërimi, largimi te Reali: “Nuk e diskutova kurrë argumentin: nëse do të kishim kontradikt­a do ishim përballur ndryshe me finalen. Sigurisht, ta mendosh tani bëri vërtet diçka të

tmerrshme, një ‘krim’”. SHKËMBIMI IBRA-ETO I

BRANKËS - Një tjetër hap thelbësor ka qenë “shkëmbimi mes Ibrahimovi­çit dhe Etosë. Të dy lojtarë shumë të fortë, por Eto u përshtat menjëherë dhe në mënyrë perfekte me detyrat e tij të reja. Ka qenë vërtet një negociatë me shumë fat”.

Gjatë intervistë­s i jepet merita e duhur edhe Brankës: “Shumë i zoti në zgjedhjet e bëra, të qëlluara. Nuk gabuam asgjë, as me Pandevin që na dha shumë”. Një fitore që Morati saktëson se ishte “e grupit. Simboli ishte Milito, por një lojtar me klasin dhe stilin e Etosë që vendosi skuadrën përpara vetes rezultoi vendimtar”.

- Duke mbajtur në konsiderat­ë të gjithë që kanë ndihmuar në atë triumf, ish-presidenti nuk harron ata që kanë fituar më pak në vitet paraardhës­e. “Janë të shumtë djemtë të cilëve u jam mirënjohës dhe më vjen keq që nuk kanë mundur të fitojnë shumë. Duke nisur nga Ronaldo, për të vazhduar me futbollist­ë si Ins, Zamorano, Xhorkaef”. Nga koha përpara 2010-ës, tek ajo pas: krahasuar me grupin e “Tripletës”, gjithmonë sipas Moratit, skuadra aktuale “ka dëshirën për të fituar. Në mendjen e klubit, trajnerit dhe lojtarëve. Dhe dëshira vendos gjithçka. Zhang vuan dhe mund të konsideroh­et një tifoz i vërtetë. Konte? Punëtor i madh, jep gjithmonë garanci”. JUVENTUSI - Në fund, nuk ka munguar një thumbim për Juventusin, kundërshta­r i përjetshëm i Interit dhe dy herë pranë realizimit të “Tripetës”: “Normalisht rivaliteti qëndron (qesh). Le të themi se nuk kam qenë një tifoz i zjarrtë i Juves në ato finale”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania