Panorama Sport (Albania)

“Agimi në ‘San Siro’ magjik, ju tregoj sekretet e atij grupi”

-

“Babi, po përse je vendosur kaq prapa? Në të gjitha imazhet dukesh shumë pak…”. Dhjetë vite më parë Diego Milito vendoste shenjën e tij në tri finalet (Siena, Roma, Madrid) që i hapën Interit rrugën drejt “Tripletës”. Dhe këtë pyetje ish-sulmuesit ia bën përherë djali i tij Leonardo kur shikon foton e triumfit në Champions. E kështu nis edhe letra e “Princit” që përmes “Inter.it” ua ka dërguar gjithë tifozëve zikaltër në përvjetori­n e triumfit më të madh të historisë interiste. “Sapo i kisha shënuar dy golat Bajernit të Mynihut, ai ishte 3 vjeç: e ngjita mbi shpatulla dhe përshkova gjithë fushën, të gjitha shkallët, drejt kupës, drejt lavdisë. Në atë skenë kishte lëvizje të mëdha dhe ndaj u vendosa në një kënd, gjysmë i mbuluar, me Leandron që më mbante duart në kokë, thuajse në sy, ndërkohë që Havier ngrinte Ligën e Kampioneve në ‘Bernabeu’, më 22 maj 2010. Pozicionin e privilegju­ar e kishte ai. Leandro sot është 12 vjeç, përdor këmbën e majtë dhe luan si sulmues te Rejsing. Dhe është një supertifoz interist”.

MILITO, MË PAS, KA KUJTUAR

TRANSFERIM­IN E TIJ NË MILANO: “Tek Interi e pata të lehtë të ambientohe­m. Njihja Kambiason, ish-shok në kombëtaren U-20 me vëllain tim. ‘Cuchu’ u bë shoku i dhomës sime, bashkë kemi ndarë shumë momente për pesë vite: serioz, inteligjen­t, por për fat flija gjithmonë unë përpara tij. Ishte edhe

Zaneti: kisha luajtur me vëllain e tij

Serxho në Argjentinë. Jam ndier si në shtëpi dhe padyshim rituali i ‘asado’-s (banketit me mish në zgarë), me Samuelin si shef-kuzhinieri, ka ndihmuar. E di, legjenda kërkon që shokët e mi të jenë gati të afirmojnë që unë limitohesh­a vetëm të haja, por më besoni: ndonjëherë e ndihmoja edhe unë Valterin, kam edhe prova! Për ne ishte natyrale të qëndronim në ‘Appiano’ edhe pas stërvitjev­e: ndiheshim mirë, kalonim mbrëmjet mes ngrënieve dhe të qeshurave. Ishte një grup vërtet i bashkuar, me stërvitje ku pedalohej shumë, sepse filozofia duhet të ishte: ashtu siç stërvitesh, luan.

Personalit­eti i asaj skuadre ishte i pabesueshë­m. Murinjo i qëndronte pranë të gjithëve”.

“PRINCI”, MË TEJ, FLET PËR SFIDËN“MITOLOGJIK­E”BARCELONA-INTER: “Kam shumë memorie nga ato momente, janë momente që më pëlqen t’i quaj speciale. E në fakt kujtoj mirë orën e ‘Camp Nou’-t: dukej si prej kripe. E pashë pasi në fushë dukej sikur kishte kaluar një jetë dhe shënonte 15’: si të mos kishte fund, por sa guxim treguan atë mbrëmje të gjithë!

RADHËN E KA MADRIDI, KAPITULLI I FUNDIT I ASAJ AVENTURE FANTASTIKE: “Topi i lëshuar nga Zhulio ishte i gjatë, e vështrova dhe shkova në dyluftim me Demikelis, që ishte gjigand. Edhe nga ai rast kujtoj gjithçka, moment pas momenti. Uezli ishte gati për pasimin: e dija që me të topi vinte gjithmonë në vendin e duhur. Kështu u nisa drejt, në thellësi. Bëra një kontroll të bukur, pashë që ishte Batshtuber nga e djathta; atje bëra një driblim, ne e quajmë ‘amague’. Dhe pas një momenti po shkoja të festoja. Për golin e dytë duhet kthyer shiriti në vitin 2001: Rejsing-Lanus 2-0, java e parafundit në Argjentinë. Ishin 9 vite që mendoja për atë aksion: shoh mbrojtësin, bëj një driblim me hark dhe topi më qëndron te e djathta; godas thuajse me të jashtmen, traversë, por Shatruk shënon pas kthimit të topit. Në Madrid driblimi ndaj Van Bujten ishte identik me atë të asaj dite: u tregova vetëm më i zoti në mbajtjen e topit në distancën e duhur për t’i krijuar hapësirë goditjes në shtyllën e dytë. Në atë moment ‘përqafova’ tifozët zikaltër në gjithë botën. Isha i lumtur, jam edhe tani kur mendoj për atë që bëmë, të gjithë së bashku. Për shenjën që lamë në historinë e këtij klubi, Interit. Dhe më duhet të shtoj: Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam parë një stadium plot me njerëz në agim, në orën gjashtë të mëngjesit. Edhe rikthimi nga Barcelona ishte fantastik, me pritjen në aeroport. Por ai mëngjes në ‘San Siro’ ishte vendi më magjik në botë: ndodheshim vetëm ne dhe populli interist. Isha i lodhur, por i lodhur nga gëzimi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania