Panorama Sport (Albania)

Zhang: “COVID-19” nuk do të prekë Interin

Sot, ndërkohë, pritet të komunikohe­t një tjetër sponsor i ri

- Përgatiti: LEDIO NASE

Stiven, djali i tij, i cili që nga 26 tetori i 2018-ës është presidenti i Interit, nuk është prononcuar më publikisht prej disa kohësh, që pas shpërthimi­t në rrjetet sociale kundër presidenti­t të Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino. Emergjenca e Koronaviru­sit e ka detyruar të qëndrojë në Kinë gjatë periudhës së karantinës. Tifozët zikaltër, megjithatë, ka menduar t’i qetësojë Zhang Jindong, pronari i “Suning”, grupit investitor të klubit, i cili njëkohësis­ht është edhe deputet i Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës dhe ditën e djeshme ka paraqitur planin e ri të zhvillimit për të ringritur Kinën pas përfundimi­t të pandemisë “COVID19”. “Epidemia, - është shprehur për “Securities Times”, nuk do të ndryshojë themelet ekonomike të Kinës dhe potenciali­n për të arritur te rezultatet e mëdha”. Ku hyn këtu Interi? Normalisht, tani zikaltrit janë të lidhur ngushtë me Kinën, prandaj edhe tifozët interistë mbajnë gjithmonë njërin vesh pranë zhvillimev­e që i përkasin vendit aziatik. “Impakti i Koronaviru­sit mbi Kinën është vetëm i përkohshëm, - ka vijuar Zhang. - Dhe nuk do të ndryshojë themelet e rritjes ekonomike afatgjatë. Në 2020ën, objektivi i përgjithsh­ëm i zhvillimit të tregtisë elektronik­e të ‘Suning’ do të mbetet i pandryshua­r dhe madje do të shtojë vazhdimish­t investimet në infrastruk­turë”.

PARTNERË TË RINJ – Pra, jo vetëm në politikë. “Suning” do të vazhdojë procesin e rritjes. Sipas një raportimi nga mediat italiane, grupi investitor me seli në Nankin do të vazhdojë rritjen edhe përmes ortakërive dhe së fundmi ka

takuar bordin e një kolosi të famshëm teknologji­k, me qëllim për të lidhur një marrëveshj­e. Dhe kompania në fjalë flitet t’i përgjigjet emrit të “Samsung”. Prej kohësh po diskutohet ndërprerja e ortakërisë me “Pirelli”-n si sponsor fanelle dhe ndoshta kjo do

të jetë lëvizja e radhës për të gjetur zëvendësue­sin. Vetë Interi përmes rrjeteve sociale ka komunikuar dy ditë më parë se, me rastin e 22 majit (pra, sot) për dhjetëvjeç­arin e “Tripletës”, do të prezantojë pikërisht një sponsor të ri nga merkatoja kineze.

 ??  ?? Zhang Jindong, 57 vjeç, pronari i 'Suning' që nga 2016-ta qëndron në krye të Interit
Zhang Jindong, 57 vjeç, pronari i 'Suning' që nga 2016-ta qëndron në krye të Interit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania