Kalendari, armiku i ri i... kuqezinjve

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Rinisja e Serisë A është ende një dilemë e madhe, por mbi Milanin do të ketë dyshime edhe pasi topi të nisë të rrokullise­t në barin e “San Siro”-s. Vështirësi­a që paraqet kalendari për ekipin e Piolit mund të cilësohet e lartë pasi në gjashtë javët e para të rinisjes, kuqezinjtë do të luajnë katër ndeshje ndaj ekipeve që i kanë përpara në renditje. Me të mëdhatë “Djalli” ka vuajtur tej mase në sezonet e fundit, teksa sivjet ka marrë vetëm një pikë nga 21 të mundshme me ekipet e shtatë vendeve të para në kampionat. Duke lënë mënjanë Interin, kuqezinjtë i pret Roma, Lacio, Juve e Napoli, ekipe ndaj të cilave nuk kanë mundur të fitojnë asnjë ndeshje gjatë fazës së parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.