Analizat e fundit, Masara dhe Maldini prezentë

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Stefano Pioli vazhdon t’i ndajë lojtarët me grupe të vogla për seancat stërvitore. Gjashtë “miniekipe” me nga 4 futbollist­ë që ndiqen nga asistentët e trajnerit. Është kjo formula që ka zgjedhur dhe do të përdorë Milani deri të hënën kur “Milanello” të hapet përfundimi­sht për stëvitjet e plota në grup. Mes pasdites së të mërkurës dhe mëngjesit të djeshëm ka përfunduar edhe raundi i dytë i analizave të gjakut dhe tamponëve. Kujtojmë se në testet e para nuk rezultoi asnjë pozitiv me “COVID-19” mes stafit apo lojtarëve të Milanit. Përgjigjet e analizave të dyta do të bëhen të ditura sot, teksa i gjithë procesi thuhet të jetë ndjekur nga dyshja Maldini-Masara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.