Lamtumira e Bonaventur­ës, “Xholi” i premtohet Romës

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Xhakomo Bonaventur­a është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Milani në verë, kjo për shkak se i përfundon kontrata dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende dhe nuk ka shenja se do të vijë rinovimi. Në këtë situatë, lojtari dhe përfaqësue­sit e tij janë duke shikuar për një skuadër tjetër, ku të luajë për sezonin e ardhshëm. Interesime­t për të kanë qenë të shumta, teksa një nga skuadrat që duket se ka siguruar shërbimet e mesfushori­t është Roma. Verdhekuqt­ë e pëlqejnë shumë lojtarin dhe janë gati ta afrojnë në ekipin e tyre, duke ditur që nuk do iu duhet të shpenzojnë asgjë për ta afruar atë. “Corriere dello Sport” raporton se edhe lojtari është dakord për kalimin në skuadrën verdhekuqe dhe ka dhënë miratimin e tij për t’u transferua­r në kryeqytet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.