Joviç dhe Boadu, njëri do të vishet me çdo kusht... kuqezi

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Ralf Rangnik përveç italishtes, në muajt e fundit ka studiuar edhe planin e tij për Milanin. Ai e ka të qartë se çfarë kërkon të arrijë dhe investimi i parë do të jetë Luka Joviç. Aktualisht i dëmtuar, serbi pritet të shërohet në fundin e gushtit dhe nëse gjendja e tij fizike do të jetë e pranueshme, Rangnik do të mundohet ta sjellë te Milani. Huazimi me të drejtë blerjeje është formula, por siç thamë, forma dhe vullneti i Realit do të jenë vendimtarë. Nuk parashikoh­en probleme në fakt, duke qenë se Joviç në “Santiago Bernabeu” ka luajtur me pikatore. 15 prezenca për një total prej 391 minutash konsideroh­en shumë pak edhe nga vetë sulmuesi që dëshiron një skuadër ku të gëzojë më

shumë besim, e sidomos minuta.

OFERTA E RAIOLËS – Rangnik studion edhe planin alternativ nëse Joviç nuk arrin të riaftësohe­t pas thyerjes së thembrës që i ndodhi dy javë më parë në shtëpinë e tij në Serbi. Ndërkohë, sipas “SKY”, Mino Raiola thuhet t’u ketë propozuar kuqezinjve Miron Boadun,

anësorin 19-vjeçar që luan për AZ Alkmar. 39 ndeshje, 20 gola dhe 13 asiste kanë bërë që vlera e sulmuesit t’i kalojë 20 milionë eurot, por firma me të mund të lehtësohet nga menaxheri që do ta afronte me dëshirë te Milani, pavarësish­t raporteve jo fort pozitive me drejtuesit e klubit italian.

Luka Joviç

Miron Boadu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.