Rivera: Milanistët sot e kanë mendjen vetëm te paratë

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Legjenda e Milanit, Xhani Rivera, nuk e miraton politikën e ndjekur nga kuqezinjtë në sezonet e fundit. Në një intervistë, 76-vjeçari ka thumbuar klubin në lidhje me problemati­kat e viteve të fundit. “Është e kotë të shohim nga e kaluara. Sot Milanit i mungojnë liderët si Maldini apo Barezi. Me ardhjen e Ibrahimovi­ç m’u duk sikur disa gjëra ndryshuan, por klubi vazhdon të tregojë me fakte se mendon më shumë për paratë sesa për formimin e kampionëve. Edhe unë, si shumë yje të brezit tim, jam rritur duke luajtur futboll në famulli, një ambient konstrukti­v që ndoshta u mungon fëmijëve të sotëm”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.