Panorama Sport (Albania)

Rishfaqet besimtari Duglas Kosta, nga sot kërkon të... rilindë

Kryen të gjitha testet, rezultatet të gjitha negative

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga njëra anë dëshira për t'u rikthyer në fushë, nga tjetra nuk e braktis besimin fetar: "Zoti është gjithnjë me mua", postonte në "Instagram", ku ai është shumë aktiv. Ndoshta sepse ky për Duglas Kostën është momenti për të rikuperuar terrenin e humbur për shkak të dëmtimeve të zakonshme dhe qetësia shpirtëror­e është një komponent shumë i rëndësishë­m. Mbi të gjitha për një futbollist si braziliani, i cili ka marrë një edukim të fortë religjioz. Nëna Mralen, në fakt në Sapucaia Do Sul (pranë Porto Alegres), ku jeton, është një "pastore", titull që kishat protestant­e ia japin kush organizon komuniteti­n. Në thelb është një predikuese e rëndësishm­e në zonën e saj: flet në radio dhe është shumë e dëgjuar.

E natyrshme që edhe i biri të ketë një mentalitet të ngjashëm, që nëse duam materializ­ohet edhe në fushë. Është e vërtetë që ai e ka ndërtuar futbollin e tij në shërbim të të tjerëve. Në krah shpërthime­t e tij janë shkatërrim­tare, driblimet e tij, momentet e klasit, shpesh kanë finalizim një asist për një shok të skuadrës, i çmarkuar mes zonës kundërshta­re. "Jam shoku më i mirë i sulmuesve", ka thënë në më shumë se një rast. Dhe në fakt, kur është mirë fizikisht, Duglas është një futbollist shumë i rëndësishë­m: shumë i shpejtë, ka një driblim vrastar, kr

VENDIMTAR -

ijon superiorit­et numerik. Me një fjalë është vendimtar.

SOT NË "KONTINASA"

- Edhe Sarri e mendon kështu, mbi të gjitha në skemën 43-3 që "Komandanti" ka në kokë për Juven e së tashmes dhe të ardhmes. Vetëm se Duglas duhet të fitojë konfirmimi­n. Sepse rendimenti i këtyre dy sezoneve të fundit me ngjyrat bardhezi ka qenë modest, për shkak të dëmtimeve muskulore që i janë rishfaqur me një rregullsi të jashtëzako­nshme. Gjatë sezonit 2019-'20, braziliani ka luajtur vetëm 680 minuta në të gjitha kompeticio­net, duke shënuar vetëm dy gola: në Moskë në Champions kundër Lokomotivë­s dhe ndaj Udinezes në Kupën e Italisë. Pjesa tjetër, dëmtime të njëpasnjës­hme, të cilat e kanë detyruar të shkojë në infermieri për t'ia nisur nga e para. Duglas do t'i bashkohet

pjesës tjetër të skuadrës prej ditës së sotme. Dhe besimi në këtë kuptim, mund ta ndihmojë... Ditën e enjten erdhi edhe lajmi i mirë ku analizat e skuadrës për "COVID-19" rezultuan të gjitha negative dhe prej sot Sarri do të ketë në dispozicio­n të plot skuadrën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania