Kafshimi i Suarezit, Kielini: Edhe unë jam bir k...

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Autobiogra­fia e Kielinit ("Unë Xhorxho") vazhdon të shkaktojë debat. Në fillim lufta dhe paqja me Mario Balotetin, pastaj "përplasja" me Felipe Melon dhe kurorëzimi i Serxho Ramosit si kolegu më i fortë i repartit. Tani vijnë edhe mendimet për Luis Suarezin, i bërë protagonis­t me kapitenin e Juves për kafshimin në Itali-Uruguai gjatë Botërorit 2014, ndeshje që i kushtoi eliminimin nga faza e grupeve. "Nuk ndodhi asgjë e çuditshme atë ditë. Unë kisha markuar Kavanin për pjesën më të madhe të ndeshjes, një tjetër sulmues i vështirë dhe papritur, vura re Suarezin që më kishte kafshuar në shpatull. Ndodhi dhe kjo është mënyra e qasjes së tij në përplasjet direkte dhe nëse mund ta them, edhe imja. Ai dhe unë jemi të ngjashëm dhe më pëlqen të përballem kështu me sfidat. E admiroj ligësinë e tij, nëse do ta humbiste atë, do të bëhej një sulmues normal", shkruan Kielini.

Në lidhje me Itali-Uruguai, Kielini rikujton edhe atë që ndodhi në ditët e mëvonshme, ndërsa në media flitej për polemikën për atë episod në zonën e penalltisë: "Pas disa ditësh folëm në telefon dhe nuk ishte nevoja që të më kërkonte ndjesë. Edhe unë në fushë jam një bir k.. dhe jam krenar. Ligësitë janë pjesë e futbollit dhe unë nuk i quaj as sjellje të këqija. Duhet të jesh dinak dhe unë Suarezin e kam admiruar gjithnjë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.