"CR7 zemërohej kur humbte në stërvitje"

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Aktivizimi i paktë nga ana e Sarrit për Emre Xhanin ka detyruar mesfushori­n gjerman të lërë Torinon për të shkuar në Gjermani, te Borusia e Dortmundit. Vetëm 45 prezenca me bardhezinj­të në dy vite, shpesh jo si titullar e bindën Xhanin që të japë lamtumirën. Objektivi i tij ka qenë dhe mbetet të ngrejë trofe, mbi të gjitha të fitojë Championsi­n. "Kam ardhur këtu sepse dua të fitoj titullin dhe jo të konsolidoj vendin e dytë pas Bajernit të Mynihut. Ambienti te Dortmundi është shumë i ngjashëm me atë të Liverpuli. Kanë një klub shumë familjar dhe tifozë unikë. Dhe jo rastësisht, të dyja klubet e dashurojnë Jyrgen Klopin. Liga e Kampioneve? Objektivi ynë është ta fitojmë", tregon ai gjatë një interviste për "Bild". Pastaj edhe elozhet për ish-shokun e skuadrës, Kristiano Ronaldo: "Pashë me sytë e mi mentalitet­in e tij fitues. Nëse humbet një ndeshje në stërvitje i prishet humori. Dhe e kundërta, nëse fiton e feston dhe tallet me humbësit. Është një lider që tërheq skuadrën".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.