Ronaldo, Anjeli dhe Mendesh mes 10 personalit­eteve më të rëndësishm­e

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Revista franceze "France Football" ka përpiluar klasifikim­in e 50 njerëzve më me influencë në botën e futbollit. Dhe në vend të parë renditet Naser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, i cili lë pas Kristiano Ronaldon dhe presidenti­n e FIFA-s, Xhani Infantino. Pse bosi i kampionëve të Francës i lë pas të gjithë? Puna e jashtëzako­nshme që ka bërë për ta rikthyer klubin parisien në elitën e futbollit botëror: PSG ishte një klub që shiste 44 mijë fanella në vitin 2011 dhe sot kalon milioninë, ndërsa ndjekësit në rrjetet sociale kanë kapërcyer nga 500 mijë në 87 milionë. Por ai është edhe një person mediatik, duke qenë president i "BeIn Media Group" dhe një figurë e spikatur në Katar, vendin që do organizojë Botërorin e ardhshëm. Në listë janë edhe menaxheri i CR7, Zhorzh Mendesh (5), ndërsa Mesi renditet i 7-ti. Prezent edhe presidenti i Juves, Andrea Anjeli (i gjashti), Florentino Perez (8), Klop (4) Guardiola (12) dhe Kolina (31).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.