Panorama Sport (Albania)

Pëllumbi: Të nisim në qershor

"Në mbledhjen e radhës shpresojmë që të kemi edhe një datë konkrete për rifillimin"

- ARTIN LLESHAJ

Disa ditë më parë drejtuesit e Feder atës Shqiptare të Volejbolli­t patën një takim me Ogerta Manastirli­un, ministren e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Siç dihet komuniteti i volejbolli­t shpreson në rinisjen e aktivitete­ve, të cilat për më shumë se dy muaj qëndrojnë të pezulluara për shkak të virusit "COVID19". Erlind Pëllumbi, presidenti i FSHV-së, në një intervistë për "Panorama Sport", flet për takimin me ministren, ndërsa thekson se në fillim të qershorit do të mbahet një tjetër takim, ku shpresohet që të ketë edhe një datë konkrete për rifillimin e aktivitete­ve sportive edhe në salla të mbyllura. Përveç kësaj, Pëllumbi komenton edhe versionet apo hipotezat mbi mundësinë e rinisjes së eventeve sportive, të cilat kanë shkaktuar shumë debate në komuniteti­n e sportit të rrjetës. Kreu i volejbolli­t shqiptar madje deklaron se mund të mbahet edhe një asamble për disa vendime të rëndësishm­e që duhen marrë.

Z.Pëllumbi, mund të na thoni diçka më tepër nga takimi që patët disa ditë më parë me ministren e Shëndetësi­së? Shikoni ndonjë

sinjalizim për hapjen e lojërave me dorë?

Takimi që kishim me ministren ishte më tepër informues, pasi edhe nëse do të hapen aktivitete­t, do të ketë një protokoll të veçantë që do të ndërmerret nga Ministria e Shëndetësi­së. Për momentin vetëm sa i informuam se si është situata dhe si është vepruar në vendet më të përparuara. Me pak fjalë shkëmbyem informacio­n. Duke parë historikun e virusit në Shqipëri, i cili me sa duket po na favorizon, shpresojmë që së shpejti të rikthehemi në salla dhe në palestra për t'u stërvitur dhe për të zhvilluar aktivitete­t sezonale. Mund t'ju them që kemi lënë një takim të dytë në fillim të qershorit dhe aty besoj që do të jemi më konkretë dhe do të kemi protokolli­n si dhe një datë të saktë edhe për rifillimin e aktivitete­ve. Megjithatë, fakti që u lejuan stërvitjet dhe aktivitete­t në ambientet e hapura na gëzon disi, sepse duket që sporti po fillon të marrë pak drejtim. Çfarë u keni komunikuar

skuadrave në këtë situatë?

Ne u kemi bërë thirrje të gjitha ekipeve që të fillojnë stërvitjet fizike, për të qenë sa më të gatshme në momentin kur të na hapet drita jeshile. Siç dihet kanë mbetur për t'u zhvilluar edhe dy-tri javë dhe më pas faza "play off", e cila është pjesa më e nxehtë e sezonit. Si do të veprohet me pjesën e mbetur? Kampionati do të nisë aty ku është lënë apo do të kalohet direkt në "play off"?

Gjithçka do të varet në bazë të kohës kalendarik­e që do të kemi në dispozicio­n. Ne i kemi të dy skenarët të gatshëm, si për ta vijuar me formulën që kemi patur në fillim të sezonit, ashtu edhe për të kaluar direkt në "play off". Gjithsesi, ne shpresojmë që të luhet duke parë edhe historikun e Koronaviru­sit, që duket në rënie.

Fillimisht u hodh si hipotezë nga federata, ku thuhej se nëse do të kalohet direkt në "play off", aty do luajnë 4 ekipet e para në momentin e ndërprerje­s. A

ekziston mundësia që kjo formulë të rishikohet?

Nuk diskutohet që po. Siç e thashë ne kemi disa plane, të cilat në radhë të parë do të varen nga autoritete­t dhe më pas nga aspekti i kohës, që është shumë i rëndësishë­m. Në rast se do të lirohet shpejt, do të luhen edhe ndeshjet e mbetura, në të kundërt do të kalohet në "play off". Ndërkohë, në rast se nuk do të krijohet mundësia për të luajtur, duhet të marrim disa vendime, të cilat e shikoj që do të jenë shumë të vështira, për të cilat mbase duhet të thërrasim edhe një asamble. Është një situatë e papreceden­të dhe sigurisht që mungon eksperienc­a se si duhet zgjidhur. Nëse nuk do të jetë mundësia për të rifilluar, a do të jepet titulli në tavolinë?

Në këtë rast do të refuzoja të përgjigjes­ha, sepse kur është hedhur si ide, është marrë për keq. Unë e kam thënë dhe vazhdoj t'i qëndroj rigoroz mendimit që kampionët duhet të dalin nga parketi. Ka disa variante dhe shembuj për këtë situatë, siç janë Polonia apo Italia, të cilat i kanë anuluar kampionate­t. Ndërsa ka raste të tjera kur janë shpallur skuadrat kampione dhe gjithashtu kemi ekipe që kanë zbritur nga kategoria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania