Panorama Sport (Albania)

Rogert Huqi: Partizani nuk ka patur dhe s'do të ketë kurrë probleme me rrogat

Volej/ Presidenti flet për rastin e lojtares kolumbiane

-

Në merkaton e dimrit Partizani në volejboll për femra afroi në skuadër lojtaren kolumbiane Nidia Esperanza Gomez. Por me ndërprerje­n e kampionati­t për shkak të kaosit me virusin "COVID19", volejbolli­stja vijon të jetë e bllokuar për më shumë se dy muaj në Shqipëri. Së fundmi në një prononcim për mediat kolumbiane, ajo u shfaq shumë e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkonte që të kthehej në shtetin e saj, pranë familjes dhe djalit 2vjeçar, ndërsa deklaroi gjithashtu se nuk ishte paguar për disa muaj. Lidhur me këtë situatë, gazeta kontaktoi me Rogert Huqin, presidenti­n e Partizanit, i cili thotë se e gjithë skuadra po i qëndron pranë në këto ditë të vështira: "Kjo është një situatë ku të gjithë jemi të bllokuar. Ne jemi në kontakt të vazhdueshë­m me

Nidia Gomez edhe me të gjitha vajzat. Por me lojtaren kolumbiane si dhe me atë braziliane jemi në kontakt më shumë. Kjo situatë ka qenë për të gjitha lojtaret e vështirë, por për Nidia Gomez pak më vështirë, pasi ajo ka një djalë 2-vjeçar dhe sigurisht malli për djalin bën të vetën. Megjithatë, ne të gjithë si skuadër i kemi qëndruar pranë", deklaron Huqi. 28-vjeçarja Gomez kishte thënë gjithashtu se ka disa muaj pa u paguar, por presidenti Huqi e mohon diçka të tillë: "Ajo nuk ka marrë vetëm një rrogë, të cilën si të gjitha lojtaret e tjera, do ta marrë në fund të muajit. Dietat dhe pagesat e tjera i ka marrë të gjitha. Te Partizani nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjëherë probleme me pagesat. Çdo gjë shkon në bazë të kontratës". Në fund Huqi komenton shkurtimis­ht edhe hipotezat rreth rifillimit të sezonit, ku deklaron se kampionet e Shqipërisë po presin që të rikthehen në parket: "Partizani që në fillim ka qenë për opsionin që kampioni të shpallet në parket. Shpresojmë që në vazhdim të kemi një lajm të mirë për sa i përket rifillimit të kampionati­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania