Bah: Nuk ka më shtyrje për Lojërat Olimpike

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS SPORT -

Siç dihet Lojërat Olimpike "Tokio 2020", të planifikua­ra për t'u mbajtur këtë verë, u shtynë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë globale të Koronaviru­sit. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar (IOC), Tomas Bah, së fundmi ka deklaruar se nuk do jetë më e mundur që olimpiada të pësojë një tjetër spostim dhe nëse nuk mbahen vitin e ardhshëm, atëherë do të anulohen. "Nuk mund të mbash përgjithmo­në në punë 3000 deri 5000 njerëz në Komitetin Organizati­v. Nuk mund të ndryshosh çdo vit orarin sportiv në mbarë botën dhe nuk mund t'i mbash sportistët në pritje. Kështu që është e pamundur një shtyrje tjetër", shprehet Bah për "BBC".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.