Valentino Rosi: Te Petronas, jo për sezon lamtumire

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS SPORT -

Valentino Rosi nuk dëshiron që sezonin e ardhshëm të kalojë në radhët e Petronas, nëse nuk do të ketë mundësi për të luftuar për objektiva të rëndësishë­m. "Doktorit" siç dihet në fund të këtij Botërori i përfundon kontrata me Yamahën, ndërsa nuk do të ketë rinovim, pasi japonezët kanë zgjedhur Fabio Kuartararo­n. Italiani nuk dëshiron aspak që të kalojë në një ekip që nuk është konkurrues: "Dua të vazhdoj vetëm nëse do të jem i fortë", ka deklaruar 9 herë kampioni i botës. "Petronas po më paraqet një mundësi të mirë për të garuar sërish në nivele të larta, por duhet të shikoj nëse do të kem motivimin e duhur, pasi nuk dua të bëj një sezon lamtumire sa për t'u përshëndet­ur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.