Panorama Sport (Albania)

Rumenige e thotë troç: 200 shtete na kanë zili

Për Rangnik: Me Ralfin, Milani do afronte një "dopiorol"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kampionati në Gjer mani ka nisur, por Karl-Hainc Rumenige mendon të solidarizo­het me mjekët e për këtë i ka kërkuar bashkëpuni­m Interit dhe Realit të Madridit. Miqësoret në fjalë, por edhe shumë tema të tjera i sqaron me detaje shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, në një intervistë ekskluzive për "Gazzetta dello Sport".

Si mund të ndihmojë futbolli në këto momente?

Me një gjest miqësor dhe solidarite­ti mes popujve. Uroj që edhe klubet të tjera të ndjekin shembullin tonë me Interin dhe Realin e Madridit. Do ta quajmë "European Solidarity Cup" dhe ne kemi vendosur të ftojmë 5 mijë mjekë, infermierë dhe personel sanitar. Fitimet do t'i ndajmë me Italinë e Spanjën e do të përdoren për material sanitar. Data nuk kemi ende, por vera e 2021-shit mund të jetë momenti për të luajtur turneun.

Përveç bamirësisë, a keni folur me Interin për Ivan Perisiçin?

Jo, sepse Ivani është ende i dëmtuar e duhet të presim riaftësimi­n e tij. Me Bepe Marotën kam një raport shumë miqësor, por do të flasim kur lojtari të ketë zhvilluar ndonjë ndeshje.

Pra nuk e dini ku do të luajë kroati vitin e ardhshëm?

Nuk e kemi vendosur ende.

Për te Milani përflitet Ralf Rangniku. A mund të jetë i duhuri?

Në Gjermani ka punuar mirë dhe ka avantazhin se i njeh të dy rolet, si atë të trajnerit, ashtu edhe atë të drejtorit. Emri i tij nuk doli në pah në momentin e duhur sepse kur një klub ka dy simbole si Zvonimi Bobani dhe Paolo Maldini, duhet gjetur një rrugë më komode për të lajmëruar ndryshimin. Nëse Ralf Rangnik e nis kështu,

nuk është mirë sepse Bobani iku dhe Maldinin nuk e ka në krah.

A do të jetë trajner apo drejtor? Apo të dyja bashkë?

Nuk kam asnjë informacio­n.

Seria A ka lejuar stërvitjet në grup. Keni ndonjë këshillë?

Koncepti i higjienës dhe protokolli sanitar janë zgjidhja për gjithçka. Edhe politika duhet bindur, sepse

të jep lejen për diçka vetëm kur i ofron argumente. Jam shumë krenar për Gjermaninë që gjeti mënyrën për të rinisur futbollin duke treguar përulësi. Kishim një katastrofë përballë, por poltika na u gjend pranë e tashmë jemi shembull për 200 shtetet që duan të rinisin futbollin.

Asgjë nuk ka përfunduar, por si ia dolët?

Funksionoi konceptimi i higjienës. Lojtarët dhe stafet

e dinë që duhet të bëjnë kujdes. Edhe unë isha shumë nervoz teksa prisnim përgjigje, por më në fund ia dolëm. Pa spekatorë nuk është e lehtë, por vërej se të gjitha ekipet po e respektojn­ë kampionati­n.

Rekorde shikueshmë­rie kudo. E prisnit që të kishte kaq shumë uri për futboll?

Po dhe ky është një sinjal drejt normalitet­it. Edhe ne në Gjermani hasëm në kritika, madje pati dhe politikanë që nuk e miratonin planin tonë. Rëndësi pati fakti që i bindëm të gjithë se futbolli nuk është gjëja më e rëndësishm­e, por shërben si hap drejt normalizim­it të situatës që të gjithë njerëzit duan.

Si ish-lojtar, mendoni se rregullat aktuale janë të duhurat?

Mendoj se po. Te Bajerni kemi krijuar dy zona karantine. Njëra ka lidhje me grumbullim­in e stërvitjet, ndërsa tjetra është shtëpia ku

askush nuk duhet të ketë kontakte me njerëz të tjerë përveç familjes që gjithashtu u është nënshtruar analizave.

Çfarë ndodh në rastin e parë me "COVID-19"?

E kemi si frikë, sepse skuadrat kanë një "protokoll kontakti" dhe mund të provojmë se me cilin prej nesh ka qëndruar në kontakt të afërt. Te Bajerni filmojmë çdo seancë stërvitore në mënyrë që të kemi prova nëse na kërkohen nga autoritete­t sanitare. Kështu ulim rrezikun që i gjithë ekipi të karantinoh­et.

A është kjo e Bundesligë­s një arrati kundrejt kampionate­ve të tjera?

Jo. Unë e shoh si motivim, sepse edhe ne nuk mendojmë se po arratisemi. Ishim të parët që rinisëm me futbollin dhe mund të shërbejmë si shembull për shumë vende të tjera. Uroj që edhe mes politikanë­ve të ketë të njëjtën frymë bashkëpuni­mi që kemi ngritur ne me klubet e tjera. Shpresoj që futbolli të nisë sa më shpejt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania