Panorama Sport (Albania)

Rangnik kërkon zëvendës me peshë, ofrohen Barezi e Tasoti

-

Në pritje të takimit në Londër, thuhet se Gordon Singer (pronari i fondit “Elliott”) është bindur që të punësojë Ralf Rangnikun. Gjermanit me sa duket do t’i garantonto­hen liria totale dhe kushtet që kërkon për të marrë drejtimin e revolucion­it të radhës te Milani. Stafi prej 8 vetash do të zgjidhet i gjithi nga gjermani, por do ketë një bërthamë italiane duke qenë se tre asistentë do të jenë njohës të thellë të problemati­kave dhe dinamikave të Serisë A. Të dhënat e “Sportmedia­set” orientojnë në mendimin se gjermani do të mbulojë njëkohësis­ht rolin e trajnerit dhe atë të drejtorit sportiv teksa si asistentë të parë përfliten emrat e Mauro Tasotit dhe Daniele Masaros. I pari është i përfshirë tek Ukraina e Andrij Shevçenkos e vështirë se mund të pranojë ofertën kuqezi, ndaj ish-sulmues duket si alternativ­a më e arritshme. Në orët e fundit ka lindur edhe një ide për të promovuar Franko Barezin. Një legjendë e gjallë si Maldini, 60-vjeçari do të shërbente si imazh dhe “ngjitës” mes tifozërisë dhe drejtuesve. Edhe buxheti do të jetë dinjitoz, sidomos nëse mbajmë parasysh gjendjen e arkave kuqezi. 100 milionë euro do të vihen në dispozicio­n të Rangnikut për fushatën e përforcime­ve të ekipit që do të konkurrojë në sezonin 2020-’21. Kësaj shume do t’i shtohen edhe përfitimet që klubi mund të arrijë me shitjen e disa futbollist­ëve që nuk konsideroh­en të paprekshëm (Paketa dhe Kesi), ndaj Rangnik me gjasa do të ketë thuajse 150 milionë euro për të investuar në elementë që i konsideron të vlefshëm për projektin e tij teknik dhe sportiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania