I "rrëmbeu" të dashurën, këngëtari Maluma i jep fund shoqërisë me Nejmarin

Panorama Sport (Albania) - - GOSSIP SPORT -

Konfirmohe­t lidhja mes futbollist­it brazilian Nejmar dhe modeles seksi Natalia Baruliç. Lajmi ka bërë bujë në të gjitha mediat prestigjio­ze, për faktin se Natalia ka qenë për shumë gjatë në një lidhje me këngëtarin kolumbian, Maluma. Bukuroshja ka pozuar së fundmi në krah të yllit Brazilian për kopertinën e revistës "GQ" ku krah fotos ka shkruar "Bonnie & Clyde". Ndërkohë bëhet e ditur se Maluma pasi ka mësuar lidhjen e Nejmarit me Natalian, ka marrë vendimin e papritur dhe e ka prishur shoqërinë disavjeçar­e me futbollist­in. Kujtojmë që këngëtari me famë botërore kishte raporte tepër të afërta me yllin e PSG-së, por pasi ai ia "rrëmbeu" të dashurën, këto raporte miqësore u prishën dhe ata nuk flasin më bashkë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.