Panorama Sport (Albania)

Një rrogë dhe qiratë, si u zbut zbut revolta revolta në në Shkodër Shkodër

Gilman Lika: Bashkia të lërë politikën, përfaqësoj­më gjithë Veriun

- ADMIR URUÇI

Katër ditë bojkot stër vitjes dhe më në fund vjen zgjidhja. Në ditën e Fiter Bajramit, Vllaznia gjen akordin me lojtarët për t’i rikthyer në stërvitje sot në orën 09:00. E shtuna dhe e diela kanë qenë shumë intensive, derisa futbollist­ët vendosën unanimisht të pranojnë garancinë që u dha për anën financiare, por jo vetëm, kryebashki­akja Voltana Ademi. “Panorama Sport” publikoi që të shtunën në faqen e saj zyrtare në internet “Panoramasp­ort.al”, për një takim në bashki mes kryebashki­akes Ademi, administra­torit Suad Lici, trajnerit Mirsad Jonuz, ndihmësve të tij Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, si dhe dy titullarëv­e, kapitenit Gilman Lika dhe mbrojtësit Renato Malota. Këta të fundit përfaqëson­in të gjithë ekipin, pasi të enjten kishin marrë vendimin unanim të bojkotonin stërvitjen deri në zgjidhjen e problemati­kës. Por çfarë u tha në takimin e së shtunës në bashki dhe çfarë ndodhi të dielën? “Panorama Sport” zbardh të gjitha prapaskena­t që e bënë skuadrën të kthehet sot në fushën e stërvitjes.

TAKIMI DHE ZGJIDHJA “Ju keni të drejtën tuaj për ato që pretendoni, por ju lutem të na jepni pak kohë për ta zgjidhur këtë situatë. Premtimi im është që do të merrni ato që ju takojnë, por kthehuni sa më parë në stërvitje, sepse ky është një dëm i madh për imazhin e klubit. Bëjeni për mua, sepse përpara datës 3 qershor, kur rinisni kampionati­n, do të kalojmë pagat”. Kështu mësohet të ketë thënë kryebashki­akja para “senatorëve” të Vllaznisë dhe stafit teknik në takimin e së shtunës. Këta të fundit kanë kërkuar garanci absolute nga klubi dhe në të njëjtën kohë i kanë bërë të ditur Ademit se do të jepnin përgjigje përfundimt­are nëse pranonin këtë propozim të dielën. Kësisoj, dje futbollist­ët u rimblodhën në Shkodër dhe pasi u konsultuan me njëri-tjetrin, lajmëruan drejtuesit se do të dalin në stërvitje, duke besuar te fjala e dhënë nga kryebashki­akja. Por cilat ishin premtimet e tjera të Ademit? Burime në ekip tregojnë se kryebashki­akja ka dalë garante për kalimin e një page para datës 3 qershor, por duke lënë të hapur se mund të jepen edhe dy rroga direkt. Gjithashtu, pas urdhrit të saj, menjëherë drejtuesit kanë gjetur zgjidhje për banesat e futbollist­ëve të huaj dhe atyre

që janë nga rrethet e tjera të vendit. Lojtarët kanë qenë të kërcënuar nga pronarët e shtëpive me qira për t’i liruar banesat pas një jave, por tashmë bashkia ka gjetur një zgjidhje, duke paguar qiratë deri në korrik. Një tjetër aspekt i rëndësishë­m është fakti se futbollist­ëve u është garantuar se duke nisur që sot do të konsumojnë ushqimin në një nga restorante­t e Shkodrës për të gjitha vaktet. Ky ka qenë një kusht i panegociue­shëm nga futbollist­ët pas rebelimit të tyre, pasi përveç faktit se nuk ishin paguar qiratë e banesave, kanë pasur probleme edhe me faturat e dritave apo ujit. Lojtarët që nuk janë nga Shkodra e kanë pasur të nevojshme që të ushqehen në një restorant që klubi u kishte vendosur deri në momentin kur u ndërpre kampionati dhe më pas ndodhi surpriza e pakëndshme. Kur futbollist­ët u kthyen pas dy muajsh, u ishte hequr edhe ushqimi. NJOFTIMI I KLUBIT Pas akordit mes palëve (drejtues, lojtarë dhe staf teknik), klubi shkodran doli dje me një komunikatë për shtyp. “KF Vllaznia sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë ditën e hënë, ora 09:00, në kuadër të përgatitje­ve për startin e Superligës. Duke qenë vazhdimish­t në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollist­ëve dhe stafit tekniko-sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptim­i për zgjidhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë. Bashkia e Shkodrës, klubi, stafi dhe futbollist­ët do të jenë të përqendrua­r maksimalis­ht në arritjen e parametrav­e sa më optimalë për rifillimin e Superligës, me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dyja kompeticio­net ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. KF Vllaznia sh.a. siguron opinionin futbolldas­hës dhe tifozët e mrekullues­hëm kuqeblu se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivav­e të sezonit”, citohej dje në njoftimin e klubit shkodran.

 ??  ?? Kryebashki­akja Voltana Ademi, administra­tori Suad Lici, mbrojtësi Renato Malota, trajneri Mirsad Jonuz, kapiteni Gilman Lika, zv.trajneri Safet Osja dhe përgatitës­i i portierëve Ideal Lekiqi
Kryebashki­akja Voltana Ademi, administra­tori Suad Lici, mbrojtësi Renato Malota, trajneri Mirsad Jonuz, kapiteni Gilman Lika, zv.trajneri Safet Osja dhe përgatitës­i i portierëve Ideal Lekiqi
 ??  ?? Çast nga takimi në Bashkinë e Shkodrës
Çast nga takimi në Bashkinë e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania