Panorama Sport (Albania)

Nis La Liga, ja sekretet e duelit Barcelona-Real

Reali sfidon Barcelonën, ja faktorët që ndikojnë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pas afro tri javësh do të fillojë kampionati spanjoll dhe Barcelona me Realin e Madridit do të luftojnë deri në fund për të fituar titullin. Ndalesa prej "COVID-19" do të kushtëzojë të ardhmen dhe luftën mes dy ekipeve gjigante për La Ligën. Qeveria i hapi rrugën fillimit të kampionati­t më 8 qershor, por tani është në dorën e La Ligës për të vendosur përfundimi­sht datën e rikthimit në fushën e lojës.

MË SHUMË SE TITULLZine­din

Zidan dhe Kike Setien nuk po kalonin momente të mira përpara pezullimit të kampionati­t. Reali humbi vendin e parë në kampionat në javën e fundit, por më kritike ishte situata e javëve të fundit kur arriti të grumbullon­te vetëm 4 në 4 javë. Fitorja në "El Clasico" ishte një arritje madhështor­e e momentit, por u zbeh me humbjet dramatike kundër Levantes dhe Betisit, por edhe nga barazimi me Selta Vigon. Për ta bërë plagën më të madhe ishte humbja kundër Sitit në Ligën e Kampionëve. Por edhe Barcelona nuk po ecte më mirë, por arriti që të merrte vendin e parë me një bilanc 3 fitore dhe një humbje në katër javët e fundit. Në Champions mori një barazim kundër Napolit, por kjo ndalesë e lejoi Setienin që të merrte pak oksigjen, të kishte më shumë kohë për punë me një skuadër që kishte nevojë për t'u konsolidua­r dhe që kishte shumë kritika. Zidan dhe Setien "luajnë" më shumë sesa titullin kampion. Në lojëështë gjithashtu e ardhmja e tyre.

"BLERJE" LUKSI- Reali dhe Barcelona kanë rikuperuar lojtarë shumë të rëndësishë­m, të cilët i kishin humbur në pjesën më të rëndësishm­e të sezonit. "Galaktikëv­e" do t'u rikthehen Hazard dhe Asensio, dy lojtarë që i japin një tjetër dimension sulmit të madrilenëv­e në këto javë të fundit të sezonit. Zidan mund të mbështetet tek ylli i skuadrës dhe tek Asensio për të formuar një treshe sulmi të frikshme. Nga ana tjetër Barcelona rikuperon Luis Suarezin, i cili është një lojtar i rëndësishë­m për formacioni­n katalanas. Uruguaiani është një figurë e rëndësishm­e dhe do të jetë për pjesën e mbetur të sezonit pasi u operua në janar. Dembele gjithashtu mund të ketë shanse për të luajtur në fundin e sezonit dhe Setien do të ketë dy lojtarë të rëndësishë­m "gati" për betejë.

PA TIFOZË- Reali dhe Barcelona do të humbasin faktorin fushë, sepse nuk do të kenë tifozët në mbështetje gjatë këtyre javëve. Reali do ta luajë pjesën e mbetur në stadiumin "Alfredo di Stefano". Në këtë sezon "Galaktikët" kishin rikuperuar forcën në shtëpinë e tyre, ndërsa vitin e kaluar kishin vështirësi. Në këtë sezon si pritës në "Bernabeu" kanë marrë 4 barazime kundër Vajadolidi­t, Bilbaos, Betisit dhe Selta Vigos. Barcelona ishte më e konsolidua­r për rezultatet në shtëpinë e saj. Ashtu si madrilenët, nuk njohin humbje në "Camp Nou", por me ndryshimin që kanë vetëm një barazim, atë në "klasike" kundër Realit.

DËMTIMET- Rikthimi nga izolimi duhet të jetë i kujdesshëm sepse lojtarët rrezikojnë që të dëmtohen. Një temë që ka qenë problemati­ke gjatë këtij sezoni për të dyja skuadrat. Reali ka patur 20 lojtarë që kanë kaluar

nga infermieri­a me një total prej 41 dëmtimesh. Zidan mori lajme negative nga rikthimi kur Joviç dhe Mariano u dëmtuan menjëherë. Barcelona në këtë sezon ka patur 18 lojtarë të dëmtuar me 34 dëmtime në total. Setien humbi Umtitin që në ditët e para.

KALENDARI- Ndeshjet në shtëpi dhe në transfertë nuk kanë ndonjë ndryshim sepse nuk do të ketë tifozë, por sigurisht që janë një aspekt që duhet analizuar. Reali ka më shumë ndeshje në shtëpi (6-5), sesa Barcelona (5-6). Reali e nis me dy ndeshje shumë të forta, Valencian dhe Sociedadin, pastaj me Getafen dhe Bilbaon. Katalanasi­t do të luajnë më shumë sfida larg shtëpisë dhe deri tani kjo ka qenë "Thembra e Akilit" në La Liga. Katalanasi­t kanë lënë 21 pikë si skuadër udhëtuese.

FORCA E GRUPIT- Të dy trajnerët duhet të bëjnë rrotacione masive për të shmangur dëmtimet dhe për të shkuar deri në fund të sezonit. Të dy kanë lojtarë mjaftueshë­m dhe luksin që të provojnë formacione të ndryshme dhe t'u japin pushim disa lojtarëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania