Panorama Sport (Albania)

Bogdani: Vetëm Shqipëria do luajë pa teste, Kumbullës i sugjeroj Lacion

"Lacio ideale për Kumbullën. Më shumë shanse për Europian"

- OLSI TUJANI

Italia po cakton masat e fundit për të rinisur kampionati­n, teksa bërja e testeve për virusin është masa më minimale për ekipet. Erjon Bogdani, ish-bomberi i Kombëtares, i cili ka luajtur për shumë sezone në Itali, e cilëson të rrezikshme startin e futbollit në vendin tonë pa kryerjen e testeve, teksa shpjegon edhe masat specifike që po vonojnë nisjen e futbollit në ligat kryesore europiane. Në analizën e tij për "Panorama Sport", "Bogu" vlerëson punën e Sindikatës së Futbollist­ëve si dhe shprehet se Shqipëria me këtë brez do të ketë më shumë shanse për Europianin. Ka një "sugjerim" për Kumbullën dhe skanon paraqitjet e Manajt dhe Strakoshës. Bogdani, si duket gjendja në qytetin ku ju jetoni dhe sa të rrepta janë masat?

Gjendja tani është shumë herë më mirë sesa ka qenë. Për fat... Janë liruar edhe gjërat për popullatën, por prapë njerëzit vijojnë që të jenë të kujdesshëm sepse frika ekziston ende. Dy muaj pa futboll dhe shumë diskutime për masat. Sipas jush, a duhet të rinisë futbolli apo do të ishte më mirë që të mbyllej për t'u bërë gati për sezonin tjetër?

Masat që do të vendosen, duhet që në radhë të parë të mbrojnë shëndetin e futbollist­ëve, pra të të gjithë njerëzve që merren me sport. Kjo, për të ndaluar në maksimumin e mundshëm që të ketë raste të reja prej tyre me "COVID-19". Pastaj, nëse do të ketë masa të tilla të mjaftueshm­e për njerëzit e sportit, atëherë le të rinisë futbolli. Kjo duhet të ndodhë edhe për arsyen se në shumicën e kampionate­ve është shumë e vështirë që të merren vendimet "në tavolinë", për vetë formulat dhe skemat që ka secili kampi

onat. Është diskutuar nëpër Europë që lojtarët dhe skuadrat të qëndrojnë të grumbullua­ra deri në fund. Ju do të ishit pro apo kundër një mase të tillë?

Nëse i mban të izoluar nga njerëzit e tjerë, pra nga familjarët dhe miqtë e tyre, mund të jetë një mundësi e mirë për të shmangur kontaminim­in me "COVID-19". Por, nëse flasim specifikis­ht për kampionate, mendoj se ai shqiptar nuk i ka mundësitë si ligat e tjera. Madje, edhe Italia, Spanja apo Premier Liga angleze po vonohen për rinisjen

sepse kërkohen shumë garanci dhe duhen realizuar shumë kushte dhe masa për të rifilluar kampionati. Futbolli në Shqipëri do të rinisë pa bërë teste, si e vlerësoni këtë?

Patjetër që është rrezik i madh. Në shtetet dhe kampionate­t që unë përmenda më sipër, me këto kushte apo mundësi si të Shqipërisë, kampionati nuk do të riniste. Bogdani, Strakosha dhe Kumbulla janë vetëm dy nga të rinjtë e Kombëtares që po shkëlqejnë në Itali. Si i keni parë?

Strakosha ka disa vite që po paraqitet shumë mirë. Edhe këtë sezon ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Lacios. Sa i përket Kumbullës, ai ka treguar siguri. Ka qenë konstant në të gjitha ndeshjet, duke tërhequr me të drejtë vëmendjen e ekipeve të mëdha. Si ish-bomber në Itali për shumë vite dhe aktualisht në syrin e një trajneri, cila skuadër italiane do të ishte e duhura për Kumbullën nëse e ngushtojmë rrethin e pretendent­eve vetëm me Interin, Juventusin, Napolin dhe Lacion?

Unë them Lacio, sepse mendoj se do të kishte mundësi

që të rritej akoma më shumë dhe do të fitonte pjekurinë e duhur për të qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Europë për moshën e tij. E them këtë, edhe falë Iglit (Igli Tare), që rrit lojtarë. Bogdani, me këtë brez lojtarësh që po rriten, Shqipëria ka më shumë apo më pak shanse për të përsëritur kualifikim­in në Europian në krahasim me atë skuadër?

Unë them se ka më shumë shanse. Ka shumë futbollist­ë të rinj dhe cilësorë që po luajnë rregullish­t në skuadrat e tyre dhe po bëjnë mirë. nëse ky brez lojtarësh do të jetë konstant me ndeshjet dhe këtë formë pozitive, ka më shumë mundësi. Manaj i formuar në Itali si futbollist e tashmë është te Barcelona B. Çfarë e ka penguar që të shkëlqejë në Itali dhe sa mund të përshtatet në një ekip si Barcelona B?

Sipas meje, ai nuk ka qenë

konstant në ndeshjet që ka bërë. Pasi, nëse flasim për Manajn, talenti nuk vihet aspak në diskutim. Kur them që nuk ka qenë konstant, e kam fjalën për vazhdimësi­në e paraqitjev­e pozitive me skuadrën e tij, pasi në Kombëtare sa herë ka luajtur ka bërë paraqitje shumë të mira. Unë jam i bindur që nëse do ta rregullojë këtë aspekt, atëherë nuk do të ketë probleme të luajë. Në Shqipëri është krijuar Sindikata e Futbollist­ëve. Nga eksperienc­a juaj si futbollist, çfarë rëndësie ka dhe çfarë duhet të bëjë në ndihmë të lojtarëve?

Jo vetëm në Itali ku unë kam luajtur shumë vite, por në të gjithë botën ekziston sindikata e futbollist­ëve. Unë personalis­ht jam shumë i kënaqur me atë që po bën Andi Lila dhe jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të mirë në krye të kësaj sindikate.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania