Panorama Sport (Albania)

Studimi, sfida Liverpul-Atletiko shkaktoi 41 vdekje

Kryebashki­akët: Ishte një skandal, nuk duhej të ishte luajtur

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një studim i rasteve të vdekjeve prej "COVID-19" në Britani ka arritur në konkluzion­in se ndeshja e kthimit të 1/8-ave të Champions-it Liverpul-Atletiko Madrid në "Anfield Road" ka shkaktuar 41 vdekje prej Koronaviru­sit. Kampionët e Europës pritën rivalët e tyre në shtëpinë e tyre më 11 mars përpara 52 mijë tifozëve, 3 mijë prej të cilëve ishin të Atletikos. Kjo ishte ndeshja e fundit e madhe që u luajt me tifozë në Angli përpara izolimit. Dhe "Sunday Times" shpjegon se si "Edge Health", grupi që analizon të dhënat e Sistemit Shëndetëso­r Kombëtar të Britanisë, ka arritur në konkluzion­in se ndeshja e "Anfield"-it ka shkaktuar 41 vdekje 25-35 ditë më vonë. Universite­ti i Oksfordit dhe Kolegji Britanik i Londrës nënvizuan gjithashtu se Spanja kishte 640 mijë raste pozitive në atë kohë, ndërsa ndeshja vijoi normalisht, ndërkohë që Britania kishte 100 mijë raste. Nëse njerëzit u infektuan si rezultat direkt i një ndeshjeje që nuk duhej luajtur me tifozë, do ishte një skandal", tha kryetari i Bashkisë së Liverpulit, Stiv Roterham. I të njëjtit mendim ishte edhe homologu i tij madrilen, Hoze Luis Martinez Almedia: "Ajo ndeshje ishte një gabim, duhej shmangur".

Klubi i Bornmëthit ka konfirmuar se një nga lojtarët e vet ka rezultuar pozitiv ndaj Koronaviru­sit pas raundit të dytë të testimeve të lojtarëve të Premier Ligës dhe stafeve të 20 klubeve. Bornmëthi refuzoi që ta identifiko­nte lojtarin e prekur, i cili do të qëndrojë i izoluar për 7 ditë përpara se të testohet përsëri. Ditën e shtunë u bënë publike rezultatet e serisë së dytë të testimeve, ku pati dy raste të reja (nga dy klube të ndryshme), ndërkohë që gjashtë raste kishin rezultuar pozitive në raundin e parë të testimeve (748 tamponë). Në raundin e dytë të testimeve u kryen në total 996 testime, sepse në dispozicio­n të klubeve numri i tamponëve u shtua nga 40 në 50. Premier Liga rinisi stërvitjen në grupe prej 5 lojtarësh javën e shkuar dhe çdo 7 ditë janë parashikua­r që lojtarët të testohen dy herë. Seanca e tretë e testimeve do të kryhet ditën e sotme dhe të martën. Deri tani të gjitha klubet e Premier Ligës i kanë testuar nga dy herë futbollist­ët dhe stafet e tyre dhe pozitivë në 1.744 testet në total kanë dalë vetëm 0.45%. Ky është një sinjal pozitiv për planet e rinisjes së sezonit më 12 qershor.

TESTET E REJA -

 ??  ?? Tifozët e Atletikos në 'Anfield Road' më 11 mars
Tifozët e Atletikos në 'Anfield Road' më 11 mars

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania