Panorama Sport (Albania)

U dogj me Dokën, Tirana blindon dy talente

Mesfushori dhe mbrojtësi do të firmosin edhe për tri vite të tjera

- OLSI AVDIAJ

Jurgen Çelhaka dhe Marsel Ismajlgeci pritet që të firmosin këto ditë rinovimin e kontratës me Tiranën. Burime të rëndësishm­e pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se dy futbollist­ët e rinj, të cilët kanë luajtur këtë sezon, sidomos Çelhaka, do të zgjasin kontratat e tyre me klubin. Ndonëse kanë edhe një vit kontratë nga ajo e mëparshmja, dy lojtarët kanë vendosur të zgjasin bashkëpuni­min. Lëvizja ka ardhur menjëherë pas largimit të Albi Dokës nga Tirana në drejtim të Kroacisë. Një veprim i bardhebluv­e që, me sa kuptohet, do të lidhë edhe më shumë lojtarët e së ardhmes.

KONTRATA E RE - Me sa është marrë vesh nga burime pranë klubit, kontrata e dy lojtarëve do të jetë trevjeçare. Pra, futbollist­ët do të jenë të lidhur me klubin Tirana edhe për katër vite të tjera. Dyshja që është seleksionu­ar nga Ze Maria këtë sezon ka luajtur jo pak, me Çelhakën që tani është titullar i padiskutue­shëm në mesfushë, ndërsa Ismajlgeci që në krahun e majtë ka luajtur jo pak takime. Në fakt, të dy lojtarët, të cilët janë edhe pjesë e shpresave në fushë kanë treguar se tani e meritojnë vendin e titullarit. Çelhaka dhe Ismajlgeci pritet që të jenë dy nga lojtarët e rëndësishë­m të Tiranës së këtij sezoni që do të nisë në shtator. Ata gjithashtu kanë vënë një gur goxha të madh në rrugëtimin e bardhebluv­e drejt titullit kampion. Nëse Ismajlgeci është aktivizuar 1000 minuta në 14 ndeshje, duke shënuar një gol në Kupë, Çelhaka nga ana tjetër është nga lojtarët më shumë të aktivizuar këtë sezon. Në shpatulla ka 1800 minuta në 23 takime, goxha për një 19vjeçar që ka sezonin e parë në Superiore si titullar. 19-vjeçari Çelhaka, i cili është një titullar fiks te skuadra bardheblu, është nën kontratë me Tiranën dhe bardheblut­ë do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. Për lojtarin janë afruar 400 mijë euro, por Tirana në janar e ka refuzuar ofertën, sepse kërkonte edhe 40 për qind të kartonit të lojtarit. Mbetet për t'u parë se si do të shkojë çështja e kartonit të Çelhakës, sepse lojtari kërkohet edhe nga skuadra të tjera kroate, italiane apo edhe nga Lindja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania