Panorama Sport (Albania)

Pogba-Uillian dhe Higuain-Rabio, gati plani anglez

Njukasëlli e Uolvesi, destinacio­net e reja për Higuainin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pol Pogba është një prej protagonis­tëve kryesorë të merkatos së ardhshme të Juves për mesfushën. Një objektiv konkret, me sa duket. Në Torino francezi shërbeu dhe la kujtime që, sipas "Le10sport", e kanë shtyrë drejtorin Fabio Paratiçi që të nisë të flasë me menaxherin Mino Raiola. Për momentin, bisedimet zyrtare nuk kanë nisur ende, por është një sinjal që "Zonja" ka nisur të veprojë seriozisht për ta rikthyer kampionin e Mançester Junajtidit në Torino. Sigurisht, të dyja palët janë të ndërgjegjs­hme se bëhet fjalë për një operacion të vështirë. Dhe për këtë motiv, drejtuesit bardhezinj kanë vendosur që t'i përshpejto­jnë pak kohët, duke qenë se për të interesohe­t edhe Reali i Madridit. Për të ulur kostot, Juve po mendon të bëjë edhe një kundërlëvi­zje teknike. Për momentin, emrat më të nxehtë janë ata të Rabiosë dhe Duglas Kostës, por mbetet gjithçka për t'u diskutuar me "Djajtë". Edhe pse, "Gazzetta" raporton se për Rabionë Junajtid ka mbajtur diskutimet e para me nënën e 25-vjeçarit, Veronik. Në të njëjtën kohë, Paratiçi ka nisur të këmbejë ide

të e para me Raiolën për të kuptuar situatën përpara se të tentojë sulmin. Kjo është mënyra më e mirë e studiuar nga drejtuesit bardhezinj për t'u paraprirë klubeve si Reali dhe PSG me burime financiare më të bollshme, ndërkohë që kampionët e Italisë do të përpiqen të

shfrytëzoj­në marrëdhëni­et e shkëlqyera që kanë me Raiolën. Një histori suksesesh që nisi prej 2013-ës, por duket se i ka ardhur fundi, është edhe ajo mes Uillianit dhe Çesit, gjithnjë e më larg rinovimit. Në një intervistë për "Esporte Interativo", sulmuesi brazilian tha:

"Është një situatë e vështirë, sepse Çelsi më ka ofruar dy vite kontratë dhe nuk ka qëllim ta modifikojë ofertën, por unë i thashë menjëherë klubit që dua një kontratë trevjeçare. Ky vit diferencë duket një pengesë e pakapërcye­shme". Juve është në dritare për yllin që blutë e

Londrës rrezikojnë ta humbasin me parametër zero në fund të këtij sezoni. Në rast të mungesës së një marrëveshj­eje, bardhezinj­të janë gati që të hidhen në sulm. Uillian, i cili sezonin e shkuar u stërvit nga Sarri, e ka vlerësuar gjithnjë filozofinë e teknikut toskan, e bazuar te futbolli sulmues dhe ai i zotërimit të topit. Sirena angleze edhe për Gonzalo Higuainin, një nga enigmat e merkatos dalëse të kampionëve të Italisë. Për sulmuesin argjentina­s emrat e fundit që futen në valle për ta transferua­r janë Njukasëlli dhe Uolverhemp­toni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania