Panorama Sport (Albania)

Interi del hapur, 3 vite kontratë me Edinson Kavanin

Gola “të nxehtë”, ja si ndikon suedezi në ekip

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Lindur dhe rritur në një vend tepër të ftohtë, por mbase kjo është arsyeja përse Zlatan Ibrahimovi­ç parapëlqen vapën. 33 gradët e Los Anxhelosit nuk ishin problem, e as nuk pritet të jenë 28 të Milanos shoqëruar me zagushi. Zlatani adhuron të shënojë kur termometri ka prirjen për të shkuar gjithmonë e më lart. Në këto kushte, prova e rrobabanjo­ve që ofron Seria A janë fushat ku 124 ndeshje do të zhvillohen çdo tri ditë, nga qershori deri në gusht. Sulmuesi i Milanit duket ndër më të gatshmit për këtë mision. Në Amerikë kë luajtur për dy sezone, tre muajt e verës ishin më efikasët në nivelin e realizimev­e.

ECURIA – Në vitin 2018 Ibra shënonte 22 herë në 27 ndeshje ndërsa vjet ruajti ritmin e një goli çdo 90 minuta me 31 gola në po aq takime të zhvilluara. Ajo që bie në sy për të dyja rastet është fakti se gjysmën e golave të atyre sezoneve, suedezi i ka shënuar në muajt më të nxehtë të vitit, pra në qershor, korrik dhe gusht. Në sezonin e parë vera e sulmuesit u zbukuruara me 11 realizime, ndërsa vjet përmirësoi rekordin duket tundur rrjetat me 12 gola verorë. Në këto rrethana, ndalesa prej “COVID-19” erdhi si me porosi për 38-vjeçarin që duke nisur nga java e ardhshme, futet në stinën e tij më pjellore për sa i përket raportit me portat kundërshta­re.

GJENDJA — Sikur të mos mjaftonte vera, edhe viti ka qenë i mbarë për Ibrahimovi­çin kuqezi. Atij iu deshën diçka më tepër se 100 minuta për të shënuar golin e parë në Serinë A, tetë vjet nga hera e fundit. Karakteris­tikat e tij zgjuan skuadrën e cila do të tentojë të mbyllë sa më mirë një sezon të nisur keq. Ibra vjen nga Suedia me shumë ambicie. Stërvitjet me dhe pa top janë kryer me rigorozite­tin maksimal, teksa Milani pret të marrë frytet e kësaj pune të kryer nga numri 21. Për të konfirmuar “namin” e golit, Ibra duhet të rinisë të shënojë edhe për llogari të

“Djallit”, që synon trenin e fundit për në Kupat e Europës. Testet fizike dhe seriologji­ke, të cilave u është nënshtruar pas kthimit në Milano dy javë më parë nuk tregojnë asnjë shenjë virusi në trup e që nga dita e sotme do të jetë pjesë e Milanit për stërvitjet në grup.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania