Panorama Sport (Albania)

Shehi: Kam ekip të zgjuar, pres vetëm fitore

"S'dua të merrem me kundërshta­rin, nga ekipi dua fitoret"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është grum bulluar në Elbasan prej më shumë se një jave, atje ku po punon me qetësi të plotë. Por a po hasin vështirësi lojtarët pas 2 muajsh pushim dhe a besojnë vërtet verilindor­ët te titulli? Këtyre pyetjeve u përgjigjet Orges Shehi në një intervistë për "Panorama Sport". Trajneri "snobon" rivalët dhe hapur e thotë që prej skuadrës së tij do vetëm 10 fitore. Receta për t'u shpallur kampion duket tejet e thjeshtë kur e thotë durrsaku i stolit. Edhe pse ditët që kanë në dispozicio­n janë minimale, ai beson se skuadra do të jetë gati më 3 qershor dhe as nuk e mendon që qeveria të zhbëjë vendimin e FSHF-së. Pas një jave stërvitje me ekipin, a jeni i kënaqur me atë çka keni bërë deri tani?

Pas një jave stërvitje jam i kënaqur me ekipin, pasi po punojmë mirë dhe jemi të gjithë, përveç Limajt që na kthehet në fund të muajit. Këtë periudhë do ta shfrytëzoj­më për të futur në skuadër idetë e mia të lojës. Çunat janë inteligjen­të dhe profesioni­stë dhe shfrytëzoj­në çdo gjë në favorin e tyre sa u përket sistemeve të lojës dhe aspektit tekniko-taktik dhe më vjen mirë për këtë. Çfarë programesh keni hartuar dhe implementu­ar për të pasur gati ekipin deri më 3 qershor?

Gjendjen e lojtarëve ne e dimë mirë. Edhe pse kemi qenë pushim, gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt dhe kemi punuar "online" me ta në çdo ditë karantine. Kemi ndërtuar një program të kujdesshëm, duke pasur parasysh periudhën e gjatë pa aktivitet dhe jam përqendrua­r më shumë te mënyra si dua të luajë skuadra.

Ngarkesat kanë qenë të reduktuara?

U kemi dhënë më pak ngarkesë, në fakt. Ngarkesën do ta marrin gradualish­t në varësi të kohës. Por, që kanë programe speciale stërvitore në varësi të gjendjes mbas situatës që kaluam.

Nëse do të flisnim me përqindje, sa gati është Kukësi juaj?

Pas një kohe të gjatë pa stërvitje dhe pa luajtur në fushë, lojtarët kanë shfaqur seriozitet maksimal për të punuar. Dëshira për të kapur formën më të mirë pas kësaj periudhe të vështirë nuk u mungon. Do të mundohemi të jemi sa më gati, por me përqindje nuk më pëlqen të flas.

Keni marrë garanci nga federata për nisjen e kampionati­t?

Federata e ka bërë punën e saj, ka hartuar edhe kalendarin.

Nuk i druheni ndonjë surprize?

Kam besim se do të fillojmë më datë 3.

Pse e anuluat miqësoren kundër Turbinës dhe a keni planifikua­r të tjera?

Miqësoren e anuluam,

sepse duhet të jemi korrekt me rregullat e federatës dhe qeverisë. Nuk ka asnjë arsye tjetër.

I trembeni garës për titull me Tiranën, nëse rinis kampionati?

Ekipit i kam thënë që ne duam 10 fitore dhe jemi të qartë që duhet të fitojmë ndeshjet tona, po i fituam jemi kampion.

Sa përcaktues­e mund të jenë dy-tri ndeshjet e para në garën për titull?

Mendoj se çdo ndeshje është decizive, kemi 10 beteja për të fituar luftën.

Prisni që kundërshta­rët të gabojnë?

Nuk do të shikoj kundërshta­rët, do të pres vetëm 10 fitoret nga ekipi im.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania