Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu-Flamurtari, Jemini: Gabova me vlonjatët

Ish-arbitri kujton sezonin 2010-2011: Akordova penallti, Soza simuloi

- DEKLARATA

E mbani mend sezonin 2010-2011? Në Vlorë edhe sot e kësaj dite nuk e harrojnë atë kampionat, ku udhëhoqën deri afër fundit, por më pas titullin e mori Skënderbeu. Polemikat kanë qenë të pafundme, deri në akuza të forta nga ish-presidenti i asaj kohe te Flamurtari, Shpëtim Gjika. Vlonjatët ishin shtatë pikë para Skënderbeu­t në ndeshjen e 21 shkurtit të vitit 2011 në...

E mbani mend sezonin 20102011? Në Vlorë edhe sot e kësaj dite nuk e harrojnë atë kampionat, ku udhëhoqën deri afër fundit, por më pas titullin e mori Skënderbeu. Polemikat kanë qenë të pafundme, deri në akuza të forta nga ish-presidenti i asaj kohe te Flamurtari, Shpëtim Gjika. Vlonjatët ishin shtatë pikë para Skënderbeu­t në ndeshjen e 21 shkurtit të vitit 2011 në Korçë, por pas atij takimi, korçarët fituan terren dhe arritën të ngushtonin distancën e më pas të parakaloni­n Flamurtari­n e drejtuar nga Gugash Magani. Nëntë vite më pas nga ai kampionat, kur Skënderbeu i drejtuar nga Shpëtim Duro fitoi titullin e dytë kampion në histori, ka folur ish-gjyqtari Lorenc Jemini. Ky i fundit ka qenë kryesor në takimin e 21 shkurtit 2011, që korçarët e fituan me një penallti të kthyer në gol nga Bledi Shkëmbi. Por, episodi i minutës së 31-të që e vendosi atë takim, me një rrëzim në zonë të argjentina­sit Soza pas driblimit të portierit Spaho, kujtohet pas 9 vitesh nga Jemini si një gabim që ka bërë gjyqtari. Dje në emisionin "Procesi Sportiv", isharbitri e pranoi gabimin, por theksoi se nuk ndihej i penduar, pasi, sipas tij, bëhej fjalë për një rast të vështirë. "Dua të kujtoj një rast në sezonin 2010-2011. Nuk është se jam penduar, por kam gabuar. Ishte penallti e shënuar nga Shkëmbi. Në këtë rast, nuk është penallti. Ky është simulim (i referohet hedhjes së Sozës) dhe duhet të ndëshkohej me karton të verdhë. Ky është nga rastet më të vështira, pra kur portieri del të ndalojë sulmuesin. Po të kishim një arbitër pas porte ose VAR, do të zgjidhej më mirë. E kam pranuar edhe pas asaj ndeshjeje. Flamurtari ishte 7 pikë para me sa kujtoj", deklaroi Lorenc Jemini dje në "Top Channel". Kujtojmë që në atë sezon vlonjatët akuzuan FSHFnë se ndihmoi hapur Skënderbeu­n, edhe pse Flamurtari me emra si Xhafaj, Roshi, Zeqiri, Devolli, Plaku etj., bëri një sezon mjaft të mirë, por në fund gaboi në disa ndeshje jashtë fushe, veçanërish­t me pikë të lëna ndaj Laçit dhe Teutës.

 ??  ??
 ??  ?? Skënderbeu - Flamurtari 1-0 (21 shkurt 2011) Momenti kur argjentina­si Rafael Soza u rrëzua në zonë pas driblimit të portierit të Flamurtari­t, Mikel Spaho
Skënderbeu - Flamurtari 1-0 (21 shkurt 2011) Momenti kur argjentina­si Rafael Soza u rrëzua në zonë pas driblimit të portierit të Flamurtari­t, Mikel Spaho
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania