Panorama Sport (Albania)

Bici firmos te Kuneo: Seria A është super

"Të luash në kampionati­n italian është fat, ja pse zgjodha këtë skuadër"

- ARTIN LLESHAJ

Vetëm disa muaj zg jati aventura e Erb lira Bicit në radhët e Busto Arsizios. Në sezonin 2020-2021, volejbolli­stja më e mirë e Shqipërisë do të jetë pjesë e Kuneos. Dy ditë më parë, klubi italian ka njoftuar transferim­in e Bicit në një postim të bërë në faqen zyrtare. Ndërkohë, në një intervistë për "Panorama Sport", Erblira Bici flet për këtë aventurë të re që e pret. Ajo shprehet se zgjodhi të bashkohet me Kuneon, për t'u aktivizuar si titullare. Kujtojmë që Bici u bë lojtarja e parë shqiptare që fiton Ligën e Kampioneve, teksa një vit më parë triumfoi me Novarën.

Bici, për sa vite keni firmosur me Kuneon?

Kontrata ime është njëvjeçare. Normalisht kontratat në Itali janë 1-vjeçare dhe shumë rrallë 1+1 me të drejtë qëndrimi. Momentalis­ht për shkak dhe të krizës ekonomike nga Koronaviru­si, klubet janë në vështirësi dhe mund të them që është dhe çështje fati të luash në Serinë A1 në këto momente, ku shumë klube janë në dyshim vazhdimësi­e.

Pse vendosët të largoheshi­t nga Busto Arsizio dhe pse zgjodhët pikërisht Kuneon?

Në fakt pata disa oferta, por

kryesorja për mua është aktivizimi si titullare. Kuneon e kam njohur gjithmonë si kundërshta­re, por gjithashtu kam pasur disa shoqe që kanë luajtur vjet aty, të cilat më kanë folur mirë për klubin, stafin dhe tifozët.

Kur pritet qe? te? bashkoheni me skuadrën e re?

Mendohet që kampionati do të nisë më shpejt këtë vit për shkak të Lojërave Olimpike që u shtynë. Ekipeve kombëtare u duhet më shumë kohë që të stërviten, kështu që mendohet se do të paraqitemi në muajin gusht, ndonëse deri tani nuk është asgjë zyrtare. Mund te? në tregoni diçka me? tepër rreth Kuneos? Për çfarë? objektivas­h do te? luftoje? ky ekip në sezonin e ardhshëm?

Kuneo është një ekip që prej dy vitesh militon në Serinë A1, megjithëse në historinë e tij ka qenë pjesë e nivelit maksimal italian. Një qytet që e ndjek sportin dhe kryesisht sportet me dorë. Për shkak të renditjes së këtij viti, Kuneo nuk do të luajë në kompeticio­net ndërkombët­are. Mendoj që me nisjen e sezonit, objektivat vendosen rrugës. Ne do të luajmë në dy kompeticio­ne, në kampionat dhe në Kupën e Italisë, ku do të synojmë te klasifikoh­emi në pozicionet e larta të renditjes.

Si do ta përshkruan­it aventurën te Busto Arsizio?

Kur ju thashë dhe më parë që objektivat vijnë rrugës, i referohem pikërisht këtij fakti. Busto ishte një ekip vërtet i fortë, që në çdo ndeshje fitoi respektin e kampionati­t italian, pavarësish­t se kishim përballë një Koneliano të paarritshm­e që mund të fitonte gjithçka këtë vit. Arritëm rezultate shumë të mira. Busto u klasifikua në vend të dytë dhe automatiki­sht fitoi mundësinë që në sezonin e ardhshëm të luajë në Champions, kompeticio­n ku mungonte prej 4 vitesh. Gjithashtu, ishim finalistë të Kupës së Italisë, duke lënë mbrapa ekipe me buxhete shumë më të larta se yni, si ish-ekipin tim Novarën (kampion Europe në fuqi) dhe Skandiçin. Si e keni kaluar ke?te? periudhe? dhe si ia keni be?re? pe?r te? ruajtur forme?n?

Të them të drejtën në Itali, pasi fola me dietologun, ndoqa një dietë shumë të fortë. Më pas "nepsi" bëri të veten (qesh). Pasi erdha në Shqipëri, u karantinov­a në Durrës ku u mundova ta kontrolloj­a veten nga ushqimi dhe kryeja aq aktivitet sa mund të bësh në një dhomë hoteli. Tani kam nisur pak veprimtari fizike, por më mungojnë palestrat, të cilat shpresoj të hapen sa më shpejt. Sipas jush, ishte i drejte? anulimi i Serise? A apo ishte nje? vendim i nxituar?

Mendoj se ishte i drejtë, pasi asnjë atlet profesioni­st nuk mund të kthehet të luajë pas një periudhe kaq të gjatë pa stërvitje të rregullt. Rreziku i dëmtimeve do të ishte shumë i madh dhe niveli do të ulej.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania