Panorama Sport (Albania)

Kumbulla: Pse zgjodha Shqipërinë

"Pacini më ka mësuar shumë, të fejuarën e inatos duke luajtur 'Play Station' si fëmijë"

- OLSI TUJANI

Është në qendër të të gjitha ekipeve euro piane. Marash Kumbulla, vetëm 20 vjeç, po shkëlqen në sezonin debutues në Serinë A me Veronën, teksa ka gjetur edhe rrugën e një goli. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për "Sport Week", ai ka treguar mbrojtësit nga të cilët frymëzohet, zgjedhjen për Shqipërinë dhe aventurën aktuale me ekipin e Veronës.

KOMBËTARJA - "Kam zgjedhur që të luaj me Kombëtaren shqiptare sepse e gjithë familja ime është shqiptare. Edhe unë ndihem shqiptar. Mentalitet të ndryshëm shqiptarët? Është çështje stimujsh: Në përgjithës­i vijnë nga situata më të vështira në krahasim me ato ku rriten fëmijët italianë dhe për të dalë prej saj, nevojitet uri dhe një dëshirë e veçantë".

KARANTINA - "Pandemia më mësoi të mjaftohem me gjërat e vogla. Pata mundësi që të kaloj më shumë kohë me familjen dhe kam mësuar të bëj rizoto. Jam kënaqur me gjithçka, edhe pse më mungonte përditshmë­ria.

Greta (e fejuara) dhe stërvitjet".

SERIOZ - "Ndihem ende pak fëmijë, në sensin që më pëlqen të luaj. Kam ende teka për 'Play Station': Luaj edhe kur Greta do vëmendje dhe me të drejtë inatoset".

NISJA - "Në moshën 4vjeçare, babai më regjistroi në shkollën e futbollit në Peskiera. Donte të më përcillte pasionin e tij. Duhet thënë se shkoi mirë

(qesh...). Edhe vetë isha i lumtur që shkoja në stërvitje. Më pëlqen akoma pasi për mua stërvitja është gjithçka. Verona? Mendoj se çdo futbollist i ri ëndërron të luajë për ekipin e qytetit. Pasi bëra disa prova te Hellas, më morën".

TË ARDHURAT - "Me pagën e parë si futbollist qerasa familjen time me një darkë. Nuk jam i fiksuar pas shpenzimev­e,

por i plotësoj vetes disa veshje apo lojëra".

STUDIMET - "Futbolli nuk më pengoi për studimet. Jam në vitin e fundit të shkollës për administri­m, financë dhe marketing. Shkolla më ndihmon dhe më ka dhënë mundësinë të studioj nga shtëpia. Edhe para bllokimit nga pandemia".

ROLI - "Argëtohem të jem mbrojtës. Më pëlqejnë duelet

ajrore si dhe kontaktet fizike. Nuk ka gjë më të kënaqshme se të shpëtosh ekipin si mbrojtës i fundit".

PIKAT E FORTA...- "Gjatë lojës jam shumë i përqendrua­r, i ftohtë dhe i vendosur. Aspekte të karakterit tim. Kur luaj 'Play Station' ose me letra me miqtë, nëse ata fitojnë, entuziazmo­hen dhe nëse humbin, dëshpërohe­n. Unë nuk e vras mendjen". ... DHE TË DOBËTAT -

"Mendoj se limiti im më i madh është 'këmba e dobët': Duhet të përmirësoh­em me të majtën. Vë re shpesh që duhet të përmirësoj vendosjen".

TRAJNERI JURIÇ - "Ai është një punëtor i madh, motivues dhe di si t'i stimulojë lojtarët që

të japin më të mirën. Mua më ka dhënë shumë. Ai më bëri që të rigjeja inatin e konkurrenc­ës vitin e kaluar. Diçka të cilin vitin e kaluar e humba pak prej dëmtimeve".

EKIPI - "Në stërvitje, Pacini më jep shumë këshilla se si t'i ndaloj sulmuesit. Ai më mësoi të mos qëndroj shumë afër sulmuesve për t'i parandalua­r të më bëjnë finte dhe të më driblojnë".

MODELET - "Që kur isha fëmijë, e kam admiruar shumë Kielinin për frymën konkurrues­e. Tre mbrojtësit më të fortë? Van Dijk për forcën fizike, Serxho Ramos për përvojën dhe grintën si dhe De Vraj për aftësinë e të lexuarit të aksioneve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania