Panorama Sport (Albania)

Sadiku: Ja çfarë na duhet për formën maksimale

Sulmuesi bën thirrje për stërvitje të plota: S’do jemi gati nëse vazhdojmë veçmas

-

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, është shprehur tepër i lumtur për rifillimin e stërvitjes pas një kohe të gjatë pushimi për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit. Në një rrëfim për mediat spanjolle, bomberi shqiptar tregon se është e domosdoshm­e që skuadra të stërvitet e gjitha bashkë, pasi në të kundërt është e vështirë që futbollist­ët të jenë gati për rinisjen.

Sadiku është një nga lojtarët më produktivë të Malagas, teksa ka qenë vendimtar me golat e tij. Këtë sezon, ai është kryegolash­ënuesi i skuadrës spanjolle me dhjetë gola të realizuar dhe një asist. "Ne jemi shumë të lumtur me stërvitjen në grupe me dhjetë lojtarë. Po punojmë shumë mirë. Më në fund kemi kolegët pranë nesh. Ne kemi shumë argumente për ta çuar përpara misionin tonë. Trajneri po jep detaje se si të luajmë, si të qasemi në një ndeshje. Po përgatitem­i për ndeshjen e radhës. Kalendari u ndalua për shkak të gjendjes së alarmit, para se Hueska të vizitonte 'La Rosaleda'-n. Shpresoj që në ditët e ardhshme të stërvitemi të gjithë së bashku sepse nëse nuk stërvitemi së bashku, ne nuk do të jemi gati për të filluar. Unë mendoj se javën tjetër do të stërvitet i gjithë ekipi bashkë dhe do të jemi gati për ndeshjen e parë", u shpreh Armando Sadiku për mediat spanjolle. Bomberi kuqezi është në kërkim të një rekordi personal dhe atij historik për ekipin e Malagës, teksa i mungojnë edhe pesë gola këtë edicion për të qenë lojtari me numrin më të lartë të realizimev­e në një edicion gjatë historisë së kësaj skuadre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania