Panorama Sport (Albania)

“Shkurtoni stafin”, ja si Këshilli Bashkiak kërkon uljen e shpenzimev­e

- SENAD NIKSHIQI

Në rast se klubi Vllaznia nuk dërgon në Këshillin Bashkiak të Shkodrës buxhetin e rishikuar të vitit 2020, atëherë asambleja nuk do ta kalojë fondin. Jona Leqejza, kryetare e komisionit të kontrollit financiar të Këshillit Bashkiak, ka thënë për gazetën se që më 7 maj të këtij viti i ka dërguar një shkresë administra­tës së klubit. “Kemi kërkuar modifikimi­n e pasqyrave financiare për t’u përputhur me standardet e kontabilit­etit dhe ligjet shqiptare, gjë e cila ka qenë arsyeja pse është refuzuar miratimi i pasqyrave financiare në nëntor të 2019-ës. Gjithashtu, është kërkuar modifikimi i buxhetit që është paraqitur për vitin 2020", është shprehur ndër të tjera Leqejza (intervistë­n e plotë mund ta lexoni në “Panoramasp­ort.al”). Ndërkohë, sot gazeta zbardh një pjesë të dokumentit, ku administra­tës së klubit i kërkohet të bëjë shkurtime në stafe jo primare, në mënyrë që të ulë shpenzimet. KËRKESA

Por çfarë thuhet më konkretish­t në kërkesën e Këshillit Bashkiak për rishikim të buxhetit të klubit, dërguar administra­torit Lici dhe kryebashki­akes Ademi, teksa mban firmën e kryetares së komisionit të kontrollit financiar, Jona Leqejza? “Në gjykimin tonë është e domosdoshm­e të modifikohe­t ky buxhet për të reflektuar realitetin operaciona­l në gjendjen e bllokimit të aktivitete­ve sportive dhe për të siguruar përputhje ligjore të plotë me aktet normative pasuese të gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore shpallur më 24 mars 2020. Ju lutem vlerësoni nëse është realist vlerësimi prej 34 milionë lekësh, duke qenë se ky zë mbulon shpenzimet operative të stadiumit dhe strukturav­e të tjera dhe nuk ka pasur aktivitet në muajt mars, prill dhe nuk dihet nëse do të ketë në vazhdim. Si rregull ka edhe kosto operaciona­le të pandodhura nga mungesa e aktiviteti­t. Gjithashtu vlerësoni zërat 4 dhe 5 ‘Reklama dhe sponsor’ dhe ‘Të ardhura nga shitja e biletave’, që të reflektojn­ë në formë më realiste situatën, pasi nuk pritet të ndodhin për shkak të gjendjes së pandemisë dhe masave të distancimi­t social, të cilat janë burim primar i këtyre të ardhurave. Gjithashtu, ju sugjerojmë shqyrtimin e mundësisë së ndërprerje­ve të marrëdhëni­eve të punës me staf jo primar dhe kalimin e tyre në skemat e asistencës për papunësinë. Ky është një moment që duhet të tregohemi të rezervuar me financat publike dhe duhet të prioritizo­hen pagesat vetëm marrëdhëni­et kontraktua­le që mund të gjenerojnë penalitete dhe padi gjyqësore të mundshme kombëtare apo ndërkombët­are. Në gjykimin tonë, është e domosdoshm­e përgatitja e një buxheti realist dhe që adreson nevojat e menjëhersh­me të klubit pa i gjeneruar vonesa institucio­nale dhe penalitete financiare dhe morale. Ky buxhet duhet të paraqesë vetëm detyrimet për shpenzime kontraktua­le që lindin nga kontratat e lojtarëve dhe kontratat sipas Kodit të Punës dhe për shpenzime operative fikse që nuk mund të shmangen edhe në mungesë të aktiviteti­t. Për rrjedhojë, një buxhet i tillë nuk do të ishte një reflektim i politikave apo gjykimeve tregtare dhe nuk do të ketë nevojë për shqyrtim nga një organ tjetër mbikëqyrës. Kërkojmë përgatitje­n e përgjigjev­e dhe evidencave në raportin e hetimit të posaçëm brenda muajit qershor 2020 për t’i raportuar asamblesë së aksionerëv­e mbi zbatimin e rekomandim­eve të lëna nga ente të ndryshme audituese publike dhe private”, citohej ndër të tjera në dokument.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania