Panorama Sport (Albania)

Lika: Bashkia të lërë politikën, jemi... Vllaznia

“Këshilli Bashkiak t’i japë një zgjidhje sa më parë”

- ADMIR URUÇI

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ka treguar dje për “Panorama Sport” si u gjet gjuha e përbashkët me drejtuesit për t’u kthyer në stërvitje. Mesfushori shkodran i beson premtimit të bërë nga kryebashki­akja Ademi, ndërsa theksoi se kjo dakordësi mes palëve është për të mirën e përbashkët dhe të ardhmes së klubit. “Pas takimit që kemi pasur me kryebashki­aken Voltana Ademi, kemi rënë dakord që të nisim që nesër (sot) nga procesi stërvitor. Zonja Ademi ka kërkuar që ne të nisim stërvitjen normalisht, duke na dhënë fjalën se përpara ndeshjes së 3 qershorit për kampionat do të kalohet në llogaritë tona një rrogë. Ndërsa sa u përket pagesave të tjera, na është premtuar se do të bëhen në vazhdim. Gjithçka që bëmë është në të mirën e përbashkët për Vllazninë. Ne si lojtarë jemi mbledhur pas takimit që kishim me kryebashki­aken Ademi dhe kemi rënë dakord që të kthehemi në stërvitje dhe t’i japim kohë Këshillit Bashkiak të Shkodrës për të zgjidhur problemin tonë”, u shpreh fillimisht kapiteni Lika.

APELI - Mesfushori shkodran ka bërë një apel të ndjerë për politikën lokale në Shkodër. Sipas tij, Këshilli Bashkiak, që njëherësh është edhe asambleja e klubit të futbollit Vllaznia, duhet të reagojë sa më parë pas kësaj situate të papreceden­të, që i detyroi futbollist­ët t’i bojkotonin për katër ditë seancat. Siç dihet, mungesa e mbledhjes së kësaj asambleje për të miratuar pasqyrat financiare të vitit 2019 ka sjellë edhe bllokimin e fondeve të klubit të futbollit Vllaznia sh.a. Lika ka kërkuar që Vllaznia të mos trajtohet politikish­t. “Anëtarët e Këshillit Bashkiak nuk duhet që të harrojnë se Vllaznia nuk është vetëm jona, por është e gjithë Shkodrës dhe më gjerë. Vllaznia i përket gjithë Veriut të vendit. Unë jam i bindur se zgjidhjen e problemit të Vllaznisë e do PS, PD apo çdo forcë tjetër politike. Prandaj, duhet sa më parë t’i japin një zgjidhje kësaj çështjeje dhe gjithçka të funksionoj­ë normalisht te ky klub. E thashë edhe më lart, Vllaznia është e të gjithëve. Ajo i përket më shumë se një qyteti, prandaj dhe nuk duhet trajtuar politikish­t”, ka përfunduar Lika.

 ??  ?? Gilman Lika duke debatuar me administra­torin Lici
Gilman Lika duke debatuar me administra­torin Lici
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania