Panorama Sport (Albania)

Hygor: Më mbaruan edhe kursimet, askush s’më telefonoi nga klubi

- Do të shkoni në Brazil? SENAD NIKSHIQI

Mesfushori brazilian i Vllaznisë, Hygor Gonçalves, pas situatës së vështirë të krijuar me bojkot të stërvitjes, ka rrëfyer për “Panorama Sport” vështirësi­të e periudhës së pandemisë duke qëndruar në Shkodër. Ai ka thënë se më 31 maj i mbaron kontrata, ndërsa po bëhen 4 muaj pa marrë pagën te Vllaznia. Hygor thekson se në rast se kjo situatë nuk zgjidhet, atëherë ai mund të kthehet në Brazil te familja e tij.

Hygor, çfarë po ndodh te Vllaznia?

Nuk e di cila është situata reale. Unë kam një problem të madh, sepse kontrata më mbaron më 31 maj dhe në total bëhen 4 muaj pa u paguar. Unë e kuptoj gjithë situatën nga pandemia, por mendoj se disa probleme duhet të zgjidhen te Vllaznia për të na ndihmuar ne të gjithë lojtarëve. Unë do të pres, por kontrata ime mbaron në 31 maj dhe shpresoj që të më paguajnë muajt e prapambetu­r, që më pas të zgjasim kontratën nëse klubi dëshiron për dy muaj, një vit apo sa të duan. Unë dëshiroj që të qëndroj në Shkodër edhe për një vit ose dy vite. Unë e dua Vllazninë, e dua Shkodrën. Gruaja dhe djali im ndihen mirë dhe janë të lumtur këtu, por imagjinoje­ni situatën time me 4 muaj pa u paguar. Si mund t’i them bashkëshor­tes që shiko se duhet të qëndrojmë edhe dy muaj ose një vit pa u paguar. Është e pamundur dhe shpresoj ta zgjidhin këtë situatë, jo vetëm për mua, por për të gjithë lojtarët.

Nëse nuk ju paguajnë deri më 31 maj, çfarë do të bëni?

Unë humba mamanë, por u riktheva nga Brazili për të luajtur me Vllazninë, sepse kisha mbështetje­n e tifozëve, administra­torit, trajnerit, klubit dhe të gjithëve. Pas kësaj situate me 4 muaj pa u paguar, është e vështirë për mua. Koka ime nuk është më këtu, por te familja në Brazil. Ata më telëzojnë çdo ditë dhe më thonë: “Eja qëndro me ne, sepse na nevojitesh”. Kam xhaxhain, vëllain, kam gjyshen, e cila është e vetme dhe na duhet që të qëndrojmë bashkë, por unë i lashë ata dhe erdha të luaj. Në këtë situatë është e vështirë dhe nuk mund të flas thjesht për mua dhe bashkëshor­ten, por më duhet të mendoj për të gjithë familjen.

Mund të kthehem atje nëse këtu nuk kemi një zgjidhje.

Si ishin këta dy muaj të pandemisë për ju dhe familjen në Shkodër?

Ishte e vështirë natyrisht. Në 34 vitet e fundit kam luajtur në vende të tjera dhe nuk kam pasur kohë të qëndroj me familjen time, sepse kam udhëtuar shumë. Në këta muaj të ngujuar, çdo mëngjes jam zgjuar me djalin tim

që herët. I kam bërë mëngjesin bashkëshor­tes e djalit dhe gjëra të tilla që më përpara nuk kam mundur. Nga ana tjetër ishte një moment i vështirë, sepse na nevojitej stërvitja dhe kur zgjoheshim dëshira ishte për të dalë, por duhet të qëndronim brenda, sepse ishin momente të vështira. Unë mendoj se pandemia tani është në fund ose drejt fundit dhe do t’i rikthemi normalitet­it.

Keni pasur vështirësi për ta kaluar gjithë këtë periudhë pa të ardhura?

Ishte shumë e vështirë. Unë kisha disa para, sepse kur merr pagën, ti duhet të jesh i përgatitur për gjithçka dhe këtë e kam mësuar në jetën time, edhe pse tani paratë më kanë mbaruar. Deri tani kam pasur kursimet dhe me ato kam jetuar. Të qëndroj më shumë pa u paguar është e pamundur. Edhe në familjen time, vëllai humbi punën e tij dhe ai kishte nevojë për mua në këtë moment dhe unë i thashë të shkonte te shtëpia ime që kam në Brazil, sepse nuk ka para për të paguar qiranë. Tani më duhet që të marr paratë, pra pagat, që të mbështes familjen time këtu dhe në Brazil.

Lojtarët e Vllaznisë në këtë moment janë të bashkuar?

Të gjithë lojtarët jemi së bashku, qoftë lojtarët shqiptarë të Vllaznisë, por edhe të huajt. Ne kemi marrë një vendim të përbashkët. Të gjithë dëshirojmë që të dalim sërish në stërvitje. Ju thashë edhe më lart, dua të rinovoj kontratën dhe të qëndroj edhe një vit, por na duhet mbështetje financiare. Qëndrova dy muaj i mbyllur dhe nuk mora një telefonatë nga askush që të më lajmëronin se sot mund të dilja deri në këtë orë apo të më lajmëronin për çfarë ndodhte. Por, kam miq këtu në Shkodër dhe i kam pyetur çdo ditë, por mua nuk më lajmëroi askush, flas nga këta të klubit, pra punëdhënës­it e mi. Edhe pse ishte situatë e vështirë, nuk më kanë kontaktuar, por kam bërë vetë kujdes për veten dhe jam informuar. Kam komunikuar me shokë, me lojtarë dhe i kam zgjidhur disi.

Policia ju ka ndalur ndonjëherë kur keni dalë në Shkodër?

Jo, jo, nuk më kanë ndalur asnjëherë. Kam qëndruar brenda dhe kam shkuar thjesht në supermarke­t për të blerë ushqime dhe policët më kanë njohur mua si futbollist të Vllaznisë dhe më përshëndes­nin duke buzëqeshur.

Keni qenë i frikësuar nga pandemia e “COVID-19”?

Po, po, as që nuk diskutohet. Kam të njohur në Brazil, jo direkt miqtë e mi, por miq të familjarëv­e të mi ose të njohur të tjerë që kanë humbur jetën dhe kanë qenë momente të vështira. Në Brazil normalisht që ka qenë shumë më rrezik se këtu.

Pagën që ka dhënë FSHF e keni marrë?

Vetëm një muaj kemi marrë dhe jemi duke pritur për muajin e dytë. Kemi marrë 350 mijë lekë të vjetër dhe natyrisht që janë krejtësish­t të pamjaftues­hëm. Nuk më duhen paratë thjesht për të ngrënë, sepse kam impenjime të tjera në Brazil, kam gjëra të tjera në jetën time dhe kam ardhur të marr atë pagë që kemi rënë dakord. Më duhen paratë që të paguaj gjëra të tjera në Brazil, por edhe këtu. Ato para për këtu thjesht sa për të ngrënë mund të jenë në rregull, por jeta nuk është thjesht për të ngrënë dhe qëndruar në shtëpi, edhe pse unë e kuptoj këtë situatë.

Keni folur me administra­torin Lici për këtë situatë?

Jo, nuk kam folur akoma, e kam parë vetëm një ditë kur bojkotuam stërvitjen. Mendoj se ai ka probleme të tjera.

Nëse ju merrni paratë dhe riktheheni në stërvitje, për kaq ditë sa ju kanë mbetur, çfarë mund të bëjë Vllaznia, sepse më 3 qershor fillon kampionati?

Është e vështirë. Ne kemi bërë ushtrime në shtëpi në mënyrë individual­e gjatë kësaj kohe, por edhe në natyrë kur është lejuar dalja. Ne nuk jemi as 60% të formës. Normalisht gjëja më e rëndësishm­e janë dëmtimet dhe në këto ditë sa kanë mbetur, nëse u kthehemi stërvitjev­e, duhet të përgatitem­i gradualish­t që të mos kemi dëmtime, sepse në pak ditë janë ndeshjet. Nëse ne humbasin 3-4 lojtarë nga dëmtimet, atëherë është katastrofë për Vllazninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania