Panorama Sport (Albania)

“Pse kërkuam ndryshimin e buxhetit”

-

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe njëherësh kryetare e komisionit të kontrollit financiar të këtij këshilli, Jona Leqejza, ka treguar arsyet pse kërkohet ndryshimi i buxhetit të klubit Vllaznia. Shuma prej 44 milionë lekësh të rinj e miratuar për buxhetin e Vllaznisë vijon të jetë e bllokuar. “Është kërkuar që të ndryshohet për t’iu përshtatur akteve normative që kanë dalë nga qeveria për shkak të pandemisë, por për t’iu përshtatur edhe realitetit operaciona­l. E them këtë sepse nuk dihej kur do të fillonte kampionati, si do të shkonte e drejta televizive, të ardhurat nga shitja e biletave, që nuk janë më për shkak të kufizimeve ligjore dhe disa gjëra të tjera që të bëjnë të mendosh se ai buxhet është i pasaktë për kohën kur mendohet të vlerësohet. Prandaj, kemi paraqitur kërkesën tonë që të jetë buxhet sa më real në mënyrë që të mos gjenerojnë penalitete dhe gjëra të tjera. Ne shprehim dakordësi sigurisht për t’i miratuar sa më parë, sepse nuk është në interes të askujt që Vllaznia të ketë një barrë më të madhe financiare. Deri më tani që nga 7 maji nuk kemi pasur asnjë përgjigje zyrtare dhe shkresore nga Bashkia Shkodër. Pasqyrat financiare të vitit 2019 nuk janë miratuar nga ana jonë, sepse ekspertë të pavarur, qofshin ente publike apo private, kanë shprehur rezerva për zbatimin jokorrekt të politikave kontabël, që një pjesë e tyre janë edhe ligje që kanë lidhje me miradminis­trimin, por edhe me vlerësimin e ofertës publike, siç është Vllaznia, që është një kompani me kapital publik”, ka thënë Leqejza për “Panorama Sport”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania